Nga Agron Polovina

Para pak ditësh u ndodha në Lezhë, në një ngjarje të bukur, të rëndësishme dhe të rallë jo vetëm arti, përurimin e Galerisë së Artit “Pervathi”, që për mua është një traditë e re, një hapësirë memorje, kreativiteti dhe trashëgimie kulturore.
Artistit i mirënjohur Pashk Përvathi, “Mjeshtër i madh”, ka përzgjedhur nga krijimtaria e tij më e mirë vepra të ndryshme, peizazhe, portrete e natyra te qeta që formojnë koleksionin e saj.
Çdo vepër e ekspozuar këtu është një rrëfim i heshtur, një emocion i kthyer në formë dhe ngjyrë, një dëshmi e dashurisë për artin dhe për vendin.
Në të artisti ka përfshirë vepra të realizuara në një periudhë për më shumë se 40 vitesh krijimtari, që nis në vitin 1984, në një kohë kur autori ende nuk e kishte përfunduar Akademinë e Arteve, por kishte tashmë një ndjeshmëri të qartë artistike dhe një vizion të formuar.
Pashku që prej fillimi i ka besuar pikturës dhe ka qënë gjithmonë konservator ndaj veprës së tij, duke ruajtur me kujdes punimet që i mendonte si pjesë të një galerie të ardhshme, një ëndër që morri formë dhe hapi dyert për të gjithë artëdashësit dhe jo vetëm. Veprat e përzgjedhura e të ekspozuara përbëjnë një rrugëtim, një dëshmi sacrifice, përkushtimi, izolimi, por dhe dashurie.
Galeria e Artit “Përvathi” në qytetin e Lezhës është një shtëpi e hapur për artin dhe ndjeshmërinë njerëzore, ndricim për rrugën e krijimtarisë dhe dashurisë për kulturën. Më shumë sesa një hapesire me piktura ajo është nyja që e mban lidhur artistin me familjen, me qytetin, është shpirti, është kujtesa.
Prania e kësaj galerie në qytetin e tij të lindjes ngjall krenari, ajo i jep qytetit një zë të veçantë, tregon se këtu kanë lindur vlera me kontribut kombëtar, është një thirrje për të mos harruar rrënjët, vlerat kulturore që na bëjnë bashkë.
Gjithashtu kjo galeri arti kontribuon në forcimin e identitetit kulturor të qytetit dhe krijon një ambient bashkëpunimi e dialogu.

Besoj shumë se Galeria e Artit “Përvathi” do të bëhet hapësira edukative, frymëzimi e nxitje për të rinjtë që e duan qytetin e tyre më të gjallë, më të hapur dhe më të pasur kulturalisht.

Ajo sigurisht do jetë kureshtje, destinacion për të tërhequr vizitorë, turistë dhe aktivitete kulturore.
Me gjithë zemër i uroj Pashkut dhe Galerisë së Artit “Përvathi” jetë të gjatë!
Le ta gëzojë Lezha këtë thesar të bukur.

Lexo më shumë nga

Nga Agron Polovina Para pak ditësh u ndodha në Lezhë, në një ngjarje të bukur,.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.