“MASK”

Ekspozita “MASK” e artistit Viktor Ferraj është e hapur në Galerinë FAB, deri më 23 Mars.


Nga Petraq Papa
Kurator i ekspozitës

“MASK” është ekspozita e rradhës e artistit Vikror Ferraj ku veprat e përzgjedhura lëvizin midis figuracionit klasik dhe abstragimit ekspresiv.

Maska nuk është thjesht një mjet fshehjeje; ajo është, paradoksalisht, një mjet komunikimi.

Ferraj përmes kësaj e01kspozite eksploron maskën si një shfaqje publike, një teatër i detyruar apo i zgjedhur.

 

“Ne e dimë se kush jemi, por nuk e dimë se çfarë mund të dukemi nën dritën e skenës.”

Kjo ekspozitë nuk kërkon të heqë maskat, por të na bëjë të vetëdijshëm për to.

A është maska një burg, apo është liria jonë për të qenë kushdo?

Në këtë “shfaqje”, publiku nuk është thjesht vëzhgues, por pjesë e dekorit, duke mbartur secili maskën e vet të padukshme ndërsa ecën mes veprave të Viktorit.

Në epokën e imazhit të shpejtë, fytyra njerëzore ka pushuar së qeni thjesht anatomi; ajo është kthyer në një shfaqje.

Ekspozita “Mask” mbledh bashkë një cikël punimesh që eksplorojnë tensionin midis asaj që ndihet dhe asaj që shihet.

Maska këtu nuk trajtohet si mjet për t’u fshehur, por si një nevojë për t’u shfaqur.
Në veprat e këtij koleksioni, tiparet e fytyrës shpesh shkrihen, humbasin ose deformohen, duke i lënë vendin emocioneve të pastra: ankthit, euforisë, vetmisë apo dëshirës për t’u pëlqyer.

“MASK”

Ekspozita "MASK" e artistit Viktor Ferraj është e hapur në Galerinë FAB, deri më 23 Mars.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.