“Le të fillojë gjuetia!”

Ekspozita e Albes Fushës, “Le të fillojë gjuetia!” shpaloset në Galerinë FAB si një instalacion ku fotografia dhe hapësira ndërveprojnë


Nga Dr. Ermir Hoxha

ALBES FUSHA / LE TE FILLOJE GJUETIA

“Le të fillojë gjuetia!” shpaloset në Galerinë FAB si një instalacion ku fotografia dhe hapësira ndërveprojnë për të krijuar një përvojë trupore dhe kolektive. Projekti nuk trajton gjuetinë si ngjarje, por si ritual në kuptimin antropologjik: një strukturë veprimi që prodhon gjendje liminale, ku individi dhe komuniteti zhvendosen përkohësisht jashtë rendit të zakonshëm të jetës. Në këtë hapësirë ndërmjetëse, trupi bëhet vendi ku përqendrohet intensiteti, ndërsa veprimi kolektiv shndërrohet në përvojë simbolike.

Imazhet ndalen në momentin e pezullimit — aty ku koha ndryshon ritëm dhe vetëdija zhvendoset. Gjaku, pesha, gjestet e përsëritura nuk dokumentohen si folklor, por si shenja të një sistemi simbolik që vazhdon të veprojë në kohën bashkëkohore.
https://www.dashart.al/wp-content/uploads/2026/03/FB_IMG_1772902840127.jpg”

Për Albes Fushën, fotografia nuk është mjet estetik, por instrument leximi. Vazhdim i një tradite familjare në këtë fushë, ai prej mbi tre dekadash ka kontribuar në formësimin e fotografisë shqiptare si medium bashkëkohor — si kurator, anëtar jurish ndërkombëtare, pjesëmarrës në konkurse e ekspozita jashtë vendit, pedagog dhe themelues i programit të studimit të fotografisë. Në këtë kuptim, praktika e tij nuk kufizohet në prodhimin e imazhit, por shtrihet në ndërtimin e një kulture vizuale ku fotografia funksionon si mjet kritik për të lexuar dhe interpretuar realitetin.

Lexo më shumë nga

“Le të fillojë gjuetia!”

Ekspozita e Albes Fushës, “Le të fillojë gjuetia!” shpaloset në Galerinë FAB si një instalacion ku fotografia dhe hapësira ndërveprojnë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.