Shqipëria me 24 punime artistike në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë.


Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë.

Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e QKKF, Melsi Qirici e cila shpjegon se konkursi “Farat e artistëve nga e gjithë bota”, organizohet nga Instituti Botëror i Artit Rinor, një shoqatë kulturore me seli në Troyes, Francë.

Tema e këtij viti është: “Bukuria e jetës – fauna dhe flora”, për të cilën QKKF ka përzgjedhur 24 punime artistike. Artistët e vegjël shprehin përmes krijimeve të tyre dashurinë për faunën dhe florën, si dhe përcjellin mesazhin se natyra është e bukur vetëm atëherë kur ne e ruajmë dhe kujdesemi për të.

Në 24 vizatimet e përzgjedhura fëmijët pasqyrojnë botën e gjallesave të thellësive të detit, sipërfaqen e tokës, por edhe qiellin e pafund me shpendët në fluturim.

Punimet janë realizuar në teknika të ndryshme artistike si: laps, lapustil, akuarel, pastel, akrilik, teknika mikse, etj.

Shpallja e fituesve do të bëhet më 15 prill 2026 dhe më pas, në Troyes të Francës do të zhvillohet ekspozita (2-6 qershor) me punimet e paraqitura në konkurs.

Lexo më shumë nga

Shqipëria me 24 punime artistike në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.