“Valixhia e dilemës” dhe identitetit të mjeshtrit Agim Sulaj

Ekspozita “Rrënjët”-9 është rikthimi vjetor në Maritim Plaza, si akt besnikërie ndaj mosmungimit në kalendarin artistik të vetes dhe artit shqiptar, në atdhe.


Nga Aleksandër Çipa

“Valixhja në mes të pragut”, mes dy kanatave të portës, sa brenda dhe jashtë”, një metaforë e gjetur e dilemës të rrish apo të shkosh…

E ka sjellë në ekspozitën e vet “Rrënjët”-9, Mjeshtri Agim Sulaj.

Deri tani ka fituar 300 çmime ndërkombëtare dhe ka rreth 40 ekspozita personale nëpër galeritë më të përmendura kombëtare dhe globale.

Ekspozita “Rrënjët”-9 është rikthimi vjetor në La Plaza, në Tiranë, si akt besnikërie ndaj mosmungimit në kalendarin artistik të vetes dhe artit shqiptar, në atdhe.

… Vjen me pikturën si hiperrealisti shqiptar, sikundër e cilëson kolegu i vet Agim Janina.

Pikturat e Mjeshtrit Sulaj janë komunikuese të mesazheve sociale dhe njerëzore.

Ekspozita e sivjetme në Tiranë është rishtazi një zgjedhje elitare me portrete dhe imazhe realiste e figurative, mes të cilave janë edhe dy tablo të “Valixhja e emigrantit’ — simbol i dhimbjes dhe shpresës, i dilemës dhe bagazhit të akteve ikanake të qytetarit të sotëm të botës.

Artisti autentik vlonjat ka krijuar tashmë jo vetëm guidën e papërqasshme me artistë të tjerë të rajonit tonë, por përsëritshëm me talent të shtuar, sjell piktura dhe figura vizuale, karaktere në vepra me peshë dhe mesazh imponues.

Peneli i Mjeshtrit Sulaj sjell në çdo edicion të “ Rrënjët” reflektim dhe pasurim stilistik.

Besnik i surrealizmit dhe hiperrealizmit, si preçizionist dhe mjeshtër i satirës sociale në krijime. E shton vit për vit hartën e qëndrimeve të veta ekspozuese në botë duke qenë stoik i mbartjes së identitetit dhe mesazhit shqiptar.

“Grafika 2025 – 10 vjet shenjë shqiptare”

Ekspozita e kuruar nga Arben Koliçi sjell gravura dhe kompozime që krijojnë një urë mes të djeshmes dhe të sotmes

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.