
“Gjurmët e Devollit në telajo”
Piktorja e mirënjohur Diana Xhaçi hapi ekspozitën e saj në bibliotekën “Thimi Mitko”, në Korçë.

Piktorja e mirënjohur Diana Xhaçi hapi ekspozitën e saj në bibliotekën “Thimi Mitko”, në Korçë.

“Individualiteti i një piktoreje, si Diana Ajdari Xhaci, qëndron në mënyrën si e sheh realitetin dhe si e përkthen në ngjyra, në romantizmit që i pushton shpirtin dhe në poezinë që i vjel natyrës. Grinta e saj shpërthen me një spatul, një telajo dhe bojëra vaji. Gjithë natyra e Devollit në pikturat e saj, e hedhur me dashuri dhe finesë mendimi. E përgëzoj për zgjedhjet e së gjelbrës, janë bërë me guxim”, shkruan Genta Bandilli.

Ekspozita është e hapur deri në datën 8 Dhjetor.



















