Identiteti shqiptar në fokus të ekspozitës “Gjurmët”

Ekspozita “Gjurmët” ka bërë bashkë rreth 50 artistë në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” të Durrësit, çelur në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit.


Ekspozita “Gjurmët” ka bërë bashkë rreth 50 artistë në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” të Durrësit, çelur në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit.

Tablot e realizuara me teknika të ndryshme, i përkasin fondit të artë të Galerisë, por edhe të artistëve bashkëkohorë që kërkojnë të lënë gjurmë në historinë e artit të qytetit bregdetar.

Drejtuesja e Galerisë, Alketa Tragaj, u shpreh se “ekspozita “Gjurmët” ka për qëllim të sjellë artistët e rinj të qytetit të Durrësit e jo vetëm, për të sjellë një qasje të re për të njohur stilet e tyre”.

Sipas saj, ekspozita përfshin një diversitet stilesh, punime të artistëve të rinj me qasje të ndryshme ku në fokus është liria dhe identiteti shqiptar.

Kjo ekspozitë është kthyer në një traditë të bukur në Galerinë “Nikolet Vasia”, ku çdo vit fton artistët e qytetit të ndajë me publikun qasjen e tyre artistike përmes pikturës, skulpturës dhe artit multimedial.

Lexo më shumë nga

“Qazim Arifi: Gjuha e Përjetshme e Formës”

"Portreti është pasqyra e shpirtit." - Portali ndërkombëtar i arteve pamore "Aatonau", speciale për skulptorin shqiptar

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.