Skulptori britanik Richard Deacon, ekspozitë në COD

Deacon është një nga skulptorët më të rëndësishëm bashkëkohorë britanikë


Mbrëmjen e djeshme, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, u çel ekspozita “Range” e Richard Deacon.

Deacon është një nga skulptorët më të rëndësishëm bashkëkohorë britanikë.

Kontributi i Richard Deacon vjen në COD në kuadër të Javës Kulturore të Mbretërisë së Bashkuar, me një përmbledhje të skulpturave dhe litografive që shfaqen për herë të parë për publikun.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës “Range” u bë në praninë e kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesve të Ambasadës britanike në Shqipëri dhe British Council, Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit, medieve dhe dashamirësve të artit.

“Range” është e hapur për publikun deri më datë 12 dhjetor.

Ekspozita sjell për publikun një këndvështrim të thelluar mbi procesin krijues dhe filozofinë artistike të një prej skulptorëve më ndikues britanikë, fitues i Turner Prize (1987) dhe pionier i skulpturës bashkëkohore.

“Range” prezanton një koleksion të ri veprash që ndërthurin qeramikën, fotografinë dhe çelikun inox, duke eksploruar larminë e formës, materialit dhe shkallës. Këto vepra pasqyrojnë kërkimin e Deacon për bashkimin organik të teknikës me eksperimentimin krijues, ku gjuha dhe forma ndërthuren në mënyrë konceptuale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lekë Tasi, njeriu energjik i penelit dhe i jetës kishtare

Intervistë me piktorin e mirënjohur shqiptar, z. Lekë Tasi, fitues i çmimit të parë në pikturë për vitin 2016, dhënë…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.