Mbrëmje artistike me Edi Hilën në Vila31 x Art Explora

“Horizonte të Thyera” titullohej biseda artistike e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, me piktorin Edi Hila.


“Horizonte të Thyera” titullohej biseda artistike e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, me piktorin Edi Hila.

Artisti pamor bisedoi me Corinne Diserens, historiane arti dhe kuratore me famë ndërkombëtare si dhe Joa Ljungberg, kuratore pranë Muzeut të Artit Modern në Malmo të Suedisë. Dy pjesëmarrëset në “Horizonte të Thyera” janë njëkohësisht përfaqësueset e muzeve ku Hila do të prezantojë punët e tij.

Takimi, i moderuar nga Edi Muka, u zhvillua në Vila31 x Art Explora, tashmë i shndërruar në një rezidencë artistike. Të pranishëm ishin artistë e artdashës, të rinj, studentë të arteve etj.

Edi Hila është një nga figurat më të rëndësishme të skenës artistike jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin. Ai është një piktor që ka përjetësuar në telajo transformimin e Shqipërisë, por dhe realitetin e paqëndrueshëm të botës ku jetojmë. Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944, por jeton e punon në Tiranë.

Këtë vit, Muzeu i Artit në Hamburg si dhe Muzeu Modern në Malmö (Suedi) do të çelin ekspozitën gjithëpërfshirëse të punëve të tij. Këto janë ekspozitat e para personale të Edi Hilës në Gjermani dhe Suedi.

Edi Hila debutoi artistikisht në vitet ’70-80, por u detyrua nga regjimi i atëhershëm të braktiste karrierën në pikturë, të cilën e rinisi me rënien e diktaturës.

Puna e tij është e përfaqësuar në koleksione muzesh të tillë si: Muzeu i Artit Modern në Varshavë; Musée national d’art modern Centre Georges Pompidou, Paris; Fonds municipal d’art contemporan de la Ville de Paris; FRAC Pays de la Loire, Francë; FRAC Auvergne, Francë, si dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrëmje artistike me Edi Hilën në Vila31 x Art Explora

“Horizonte të Thyera” titullohej biseda artistike e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, me piktorin Edi Hila.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.