Gjeografia e pikturës sime!

” Ka qënë fillimi i vitit 1978, kur nisa te pikturoj peisazhe direkt nga natyra. Rrugëtimi vazhdon…”


Nga Pashk Përvathi

Ka qënë fillimi i vitit 1978, kur nisa te pikturoj peisazhe direkt nga natyra.
U fokusova në zonën e Lezhës e kryesisht nga Manatia që ishte dhe vendlindja ime. Ketu kam dhe suksesin tim të parë në skenen e artit. Mora pjesë në Ekspoziten Kombëtare të vitit 1979 në Galerinë Kombëtare të Arteve me peisazhin “Vjeshtë në Manati”. Isha 21 vjec.

Kjo pjesemarrje me lidhi e më bindi të merrem me këtë gjini arti. Me Lezhen kam vazhduar deri në vitin 1986, kohë kur u shkëputa me vajtjen për studime në Akademinë e Arteve.

Vajtja ne Tirane dhe praktikat mësimore gjatë katër viteve të studimeve e zgjeruan gjeografinë e peisazhit tim. Në Tiranë kam pikturuar në lagjen e vjeter, Sheshin “Avni Rustemi”, kodrat e Saukut, parkun e liqenit,në Dajt e plot vende të tjera. Një pëisazh titulluar “Kodrina”, realizuar në Sauk u ekspozua në Ekspoziten e piktorëve të Tiranës në vitin 1987 dhe në mbyllje të eksapozitës, u be pronë e Galerisë Kombëtare. Surpiza e bukur e kohës së studimeve patën qënë praktikat mesimore, ku patem mundësi të levrojmë gjinën e peisazhit ne vende te bukura si Himara, Pogradeci dhe Valbona. Meqenëse përmenda Valbonën, rrugëtimin tim po e nis prej këtu për të mbërritur në jug të vendit.

 

Valbona ka mbetur gjithnjë frymëzimi im. Për herë të parë kam pikturuar atje nbë vitin 1987 ku realizova 7 peisazhe. Vite më vonë, prej vitit 2010, kam shkuar atje në cdo vit kalendarik, si në vjeshtë,dimër dhe pranvere. Maja e thatë është shpesh herë prezente në pikturat e mija, vete lumi i Valbonës nën efektin e drites së mengjesit, Dragobia, lagjia Metaliaj e plot kende të tjra të zonën së Valbones..

Vermoshi dhe Lepusha jane në skajin verior të vendit. Ne Vermosh kam disa realizime ne kohen e vjeshtes. Ndersa Lepusha eshte nje vend magjik rrëzë Bjeshkeve të Namuna. Shkoj atje prej vitit 2015 thuajse rregullisht. Propozimin i pari për të shkuar aty ma pati bërë piktori Leon Çika në vitin 2010. “Eshtë vend për ty Pashk më tha”. Nga ky vend kam një seri peisazhesh që i vlerësoj. Poshtë Lepushes është Selca ku kam realizuar 4 peisazhe. Në vijim eshtë Tamara. Aty pëlqej transparencen e lumit Cem, me lojen e gurëve të rrumbullakët në fundin e ujit. Edhe Luginen e Hotit që shtrihet deri tek liqeni i Shkodres e kam pikturuar. Kopliku më ka terhequr në pranvere me lulet e shumellojta e fushat e thara në verë. Magjia e ketij vendi janë Gështenjat e Reçit. Kam shkuar për herë të parë në vitin 2009 për të vazhduar disa vite me radhë në vjeshtë. Syri i Sheganit ishte zbulim i viteve të fundit me rekomandimin e mikut tim, Tom
Therçaj..

Thethi me ka mbajtur gjate, te lidhur me kete vend ne vere dhe ne vjeshte. Poshte Thethit eshte Ura e Nderlyses, pa dyshim nje nder 5 vendet me te bukura qe kam pasur perballe kavaletes, ne vjeshte. Qaf thore, Boga dhe Gryka e Lugjeve po ashtu jane perla te peisazhit shqiptar. Kam rreth 20 vepra te realizuara ne keto zona e perseri do jem ne tetorin e ketij viti.

Shkodren e kam vrojtuar në cdo stinë të vitit, duke filluar me Rozafatin,rruget në lagjen katolike, Uren e Mesit, liqenin, Bunen,Shiroken,Vaun e Dejes, Berdicë, Velipoj. etj. Nga Shkodra kam një koleksion punimesh me borë.

Kam dalëë edhe në Pukë. Fillimisht kam pikturuar në vitin 2016 për tu rikthyer ne vitin 2021 dhe 2023. Iballa si pjese e Pukes,është një vënd me një shtrirjë panoramike buze malevë të lartë. Vend i rrallë.

Lezhen më shumë e pikturova në Rininë time. Ardhja e banorëve të rinje dhe ndertimet kuturu, e prishen gjeografinë e peisazhit. Motive tërheqese mbeten për mua lagunat, ku më shumë i pikturoj në fund të dimrit. I kthehem herë pas herë edhe Shengjinit me detin në momente të ndryeshme të dites dhe portit me barkat e peshkimit. Në vjeshtë dal periferisë së qytetit, në Troshan, Kallmet, Kolsh, Manati etj. Per Velen kam realizuar tre vepra.

Kukësi është pak i përfshirë në pikturat e mija. Kam pikturuar dy herë Kukësin rrëzë Gjallices në vitin 2021 dhe fshatin Resk në vitin 2023.

Peshkopinë e sodita në një rrugëtim 10 ditor në vitin 2023. Realizova 8 peisazhe njeri prej tyre me mjaft vlera. Ishte Rrabdishta, një fshat karakteristik. Por dhe fusha e Peshkopisë më ka dhënë plot emocion.

Bulqiza me malin ngjyre bakri te ngrohte ne sfond me ka dritheruar kur e kam pare per here te pare. Jam i lumtuar qe kam dy peisazhe nga ky vend.

Me Burrelin u ndesha për herë të parë në vitin 2016 për të shkuar dhe dy tri herë të tjera atje. Vend me peisazhe mbresëlenëse, kodrina të bukura e shtepi të mëdhaja maja tyre. Ravijezimi i lumit të Matit vec ja shton vlerën këtyre peisazheve. Duke zbritur poshtë në Ulze, Shkopet e Skuraj, kam realizuar në vjeshte disa peisazhe. Janë vende ku ke mundesi të zbulosh kende pikturimi, të vjeshtes rrëzë lumit të Matit.

Në Mirditë kam pikturuar disa herë. Fillimisht ne vitin 2008 në hyrje të Rreshenit, tek ura e Fanit, e vite më vone edhe Prosekun, Perlatin, Kurbneshin, kishen e Rrubikut. Perroin e kryezezit e kam pikturuar në vjeshtë disa herë.

Me Laçin jam ne borgj, por i vetmi vend ku pikturohet është laguna e Patokut. Aty kam qënë vetem një herë.

Kruja më ka tërhequr për vetë vendndodhjen por dhe për historinë që mbart mbi shpinë. E kam pikturuar disa herë edhe kalane por dhe pazarin e vjeter.

Tiranen e kam pikturuar që nga viti 1986 për tju rikthyer përseri në vite të ndryeshmë. Përvec pjeses në brendësi me çati të vjetra tiranas, kam pikturuar sheshin “Avni Rustemi”, Baldushkun në vjeshtë disa here, Petrelen, Pezen,pyllin në Malin e Dajtit, Shengjergjin,kodrinat mbas Kasharit. Në tre vitet e fundit jam përqendruar në sheshin Skenderbej. Kam kërkuar gjendje të ndryeshme të tij nën dritat e mbremjes e reflektimin e ndërtesave në shesh mbas shiut.

Durresi zë mjaft vend tek unë. Në vitin 1989 pikturova në portin e peshkimit dhe të mallrave. Jam rikthyer në vite të ndryeshme disa herë, kryesisht nga Currilat, e porti i anijeve të peshkimit. Kam pikturuar Durresin e vjetër nga Vila, dhe në fshatrat me ullishte mbrapa Shkembit të Kavajës në thellësi drejt Ndroqit.

Në Kavaje kam pikturuar vetëm një herë në fshatin Sterbeg por mbetet opsion për të ardhmen. Kodrinat me ullishte e ara të vogla i ka me mjaft interes.

Elbasani hyri tek unë mbas viti 2015. Kryesisht lugina drejt Librazhdit, me Shkumbinin e rrapet gjithë ngjyrë në vjeshtë. Por dhe qytetin e vjeter brenda kalasë e kam pikturuar në disa tablo gjatë vitit 2024. Belshi me liqenet e luleve mbetet atraktiv si peisazh, kryesisht në pranvere, rreth muajit maj.

Librazhdi është tërheqës në vjeshtë. Kam pikturuar disa herë në përiferi të librazhdit përgjate luginës së Shkumbinit e në drejtimin drejt Peshkopise . Ne Prrenjas kam pikturuar fushen e Torviollit ne vitin 1989 e pare nga Qaf Thana.


Pogradeci është dashuri e herëshme. Pikturova disa peisazhe në praktiken e vitit 1989. E kam vendosur kavaletin pranë liqenit në hyrje të qytetit, në Drilon, në Lin të cilit i jam kthyer disa herë në vitet e mevonëshme. Pogradeci është piktorik në të gjitha stinet e vitit. Voloreken e kam pikturuar shumë herë në Vjeshtë. Edhe nga Qaf Plloqa kam nje peisazh të vitit 1989 ku shihet Pogradeci i asaj kohe, buze liqenit.

Berati është muza ime. Edhe këtu për herë të parë pikturova në vitin 1988 ku realizova gjashtë peisazhe. Njeri prej tyre është në fondin tim të zgjedhur. Kam shkuar atje disa herë në vitet e mëvonëshme. Mangalemi ka qënë gjithnje tërheqja ime e parë. Kam piktuar edhe rrugicat në kala, Uren e Osumit, Goricën, dhe Malin e Tomorrit,

Ne Skrapar tek kanionet, qeshë në vitet 2016,18. Kam katër peisazhe nga ai vend.

Gramshi paksa i shmangur por kam qene dy here atje. Kam pikturuar ne dalje te Granshit lumin dhe Tomorrin ne sfond. Pamje mbreselenese kjo.

Lushnja përfaqesohet tek unë me Divjaken të cilen e kam pikturuar disa herë. Njerën prej tyre në shoqeri me profesor Kujtim Buzen.

Në Fier kam piktuar kishen e shen Sofisë Brenda Apollonisë. Nje peisazh me gjendje prej drites së asaj dite me re e diell pernjeherësh. Por kam pikturuar edhe në Ballsh, fshatin Klos.

Vlora mbetet e rëndësishme për mua. Kam shumë realizime në bregun e Vlorës, kryesisht në Jonufer. Një breg më gurë natyral, fatkeqësisht të rrafshuar nga fadromat në vitin 2024, prej zullumqareve të kohes. Këtu kam realizuar mbi 50 vepra. Por kam piktuar edhe në Kaninë, Zvërnec, pyllin e Sodës, Lumin e Vlores, Kuq e fshatrat perbri, Dukat, Llogara.

Himara me Potamin më magjepsi që në vitin 1988. Asokohe realizova 7 poeisazhe për tu rikthyer në vitin 1990 ku realizova një ndër veprat më të rëndësishme të miat: “Mozaik në Bregun e Himarës”. Kam shkuar mbas vitit 2010 disa herë atje. Përherë kam dëshirë të pikturoj në këtë vend.

Dhermiu ka mbizotëruar tek unë. Kam pikturuar fillimisht në vitin 1990 por këto vitet e fundit kam zbuluar një pjesë shkemborë në breg që në harmoni me zmeraldin e detit krijojne variacione piktorike tërheqese për tu pikturuar. Edhe vetë fshatin Dhermi e kam pikturuar në ikjen dhe lindjen e diellit. Nga ky vend, mund të kem realizuar mbi 50 vepra.

Delvinen e pikturova në vitin2024, në një tur në jugun e Shqiperisë. Doja ta kisha dhe Delvinen.

Në Sarande pikturova për herë të parë në vitin 1990. Jam rikthyer në vitin 2012, kryesisht në zonën e Butrintit. Lukoven e pikturova në vitin 2024. Kam nostalgji për këtë vend. Kisha qënë aksionist në vitin 1975 dhe 1986.

Edhe takimi me Gjirokastren i perket vitit 1989. Realizova ato ditë Prilli, 4 peisazhe njeri prej të cileve u ekspoizua në ekspozitë e Pranveres të vitit 1989 në Galerinë Kombëtare. Më vonë e kryesisht mbas viti 2015 i jam rikthyer disa herë Gjirokastres më nje serë realizimesh kushtuar qytetit të vjetës dhe vetë kalase.

Tepelena nuk mbetet jashtë. Kam dy realizime që i përkasin luginës së vjoses në rrëzë të malit që vjen nga Këlcyra.

Në Permet isha matur disa herë të shkoja. Mbërrita për herë të parë në vitin 2018. Doja të pikturoja Nëmercken. Para viteve 90-te e kishte pikturuar bukur Minella Tanellari. Kam kaluar një ditë të bukur para Nëmerçkës madhështore. Krijova një vepër që i përket fondit tim të zgjedhur. U riktheva bashke me koleget e mij Jorgo Mici e Agron Polovina edhe në vitin 2023 por jo aq suksesshëm sa në vitin 2018.

Leskoviku është dashuria e babait tim. Ka kryer shërbimin ushtarak aty. Në dëshirë të babait të sëmurë, shkova në Leskovik në vitin 2016. Pikturova duke kryër edhe një amanet kundrejt babait.

Erseka i përket vitit 2016 si herë e parë por i jam kthyeër disa herë. Më magjeps mali i Gramozit. Eshte shumë vëllimësh, si një skulpturë e madhe në natyre. Kam disa realizime kushtuar Gramozit në gjendje të ndryeshme të stinëve. Por edhe vjeshta me barin e argjend’t, është mjaft tërheqese. Rehova mbetet një vlerë e shtuar. Do ta vazhdoj rrrugëtimin në Ersekë.

Bilishti hyri vonë tek une, në vitin 2024. Sapo mora vesh që ishte bërë rruga për në Qyteze, Sinice e Arrez, vrapova në vjeshtë për atje. Ftova mikun e rinisë, shokun e klases Arben Priftin e cili erdhi nga Follorina.Nga keto fshatra kam katër peisazhe.

Korçen jo më kot e lashë në fund. Është dhe mbetet qyteti im i artit. Dikur, në vitin 1988, udhëtova në Korçe e në respekt të Vangjush Mios, shkova të pikturoj Drenovën me malin e Moraves në sfond. Në vitin 1990 realizova një cikël nga pazari i vjetër i Korçes bashke me “Ciganen e Vogel” që mbetet ndër më përfaqësueset e atyre viteve. U riktheva në Korçë në vitin 2007. Prej asaj kohe, shkoj çdo vit për të pikturuar vjeshtën e cila është më e spikatura në Shqiperi. Vithkuqi mbetet në krye të vendit. Kam 18 vjet qe shkoj atje dhe mund të km mbi 150 piktura kushtuar vjeshtës së Vithkuqit dhe zonës së Korçes. Por kam pikturuar edhe në Polenë, Floç, Baboshticë, Drenovë,Dardhe,Voskopojë, Prespë, Fushen e Korces. I jam rikthyer edhe qytetit të vjetër në e ditët e natën me borë.

Ky eshte vetem një përshkrim visual ku kam shkuar me kavaleten time nga veriu ne jugun e Shqiperise. Por si për ta kompletuar gjeografinë gjithëshqiptare, kam pikturuar disa herë edhe në Ulqin, Tuz e Tivar, Plavë e Guci, Prizren e Prishtine, Shkup ( Qarshia e Madhe) e Gostivar.

Kam rrugëtuar në udhëtime piktorike edhe në Itali, në disa vende duke filluar me Cinque Terre dhe Romë në vitin 2012, Kalabri tek arbëreshët në vitin 2015. Në vitin 2018-19, isha në Venecia, Firence, Siena, San Gieminiano. Në vitin 1998 pikturova në Granada te Spanjes Alhambran, për tju rikthyer edhe në vitin 2016. Kam piktuar në Janine e Parga të Greqise por edhe në Rothenburg të Gjermanisë, Budapest,Paris e Detroit, per te perfunduar në Kinen e largët në një udhëtim 20 ditor në Guayang në vitin 2016.

Kjo është gjeografia e vendosjes së kavaletes time ne natyre. Rrugetimi vazhdon.

23 korrik 2025.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit Chambery, në Francë.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.