
Lirizimi mahnitës i peizazheve të Helidon Halitit
“Mjeshtri i Madh” ka një këndvështrim modern në mënyrën si ai e sheh natyrën: Harmoni ngjyrash, kontraste dinamike, impresionizëm i pastër!

Nga Dash Frashëri
Helidon Halitin e kam vlerësuar për kompozim dhe koloritin e bukur të peizazheve të tij.
“Mjeshtri i Madh” ka një këndvështrim modern në mënyrën si ai e sheh natyrën.
Ngjyrat e saj.
Nuk është kurrë formal. Ka një kreativitet të jashtëzakonshëm.
E dashuron ngjyrën. Të bukurën.
Ka një lirizëm të tejskajshëm te peizazhet e tij.
Harmoni ngjyrash, kontraste dinamike, impresionizëm i pastër!