
Arti si “Një homazh për Pemët”
Një tjetër ekspozitë e bukur nga piktori i mirënjohur shqiptar me banim në Austri, Gazmend Freitag.

Pemët na kanë magjepsur gjithmonë me praninë e tyre të heshtur, larminë e formave dhe fuqinë e tyre simbolike.
Artisti shqiptar me bazë në Linz, Gazmend Freitag, ia kushton ekspozitën e tij të re në Wissensturm këtyre krijesave të veçanta. Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Bienalin e parë në Verona të Italisë.
Me titull “Pemët – Një Homazh”, ai prezanton vepra që përqendrohen në bukurinë, cenueshmërinë dhe rëndësinë e pemëve.
Me paleta ngjyrash të ndjeshme dhe imazhe mbresëlënëse, Freitag eksploron larminë dhe ekspresivitetin e pemëve – edhe kur ato janë të shënuara nga mosha ose ndikimi njerëzor. Qoftë si dhënës jete, bartës kulture apo aktorë kyç ekologjikë – veprat e ekspozuara demonstrojnë se sa thelbësore janë pemët për ekuilibrin njerëzor dhe global.
“Pemët jo vetëm që ofrojnë hije dhe oksigjen, por janë edhe shoqëruese të heshtura gjatë gjithë jetës sonë. Kjo ekspozitë është një kujtesë e fuqishme e përgjegjësisë sonë për t’i trajtuar ato me kujdes. I ftoj përzemërsisht të gjithë banorët e Linzit të vizitojnë ekspozitën falas në Kullën e Diturisë”, thotë Zyrtarja e Çështjeve Klimatike dhe Këshilltarja e Qytetit Eva Schobesberger.
Wissenturm (Kulla e Diturisë) do të presë publikun deri më 4 korrik.
(Fotot nga ANDI Brugger Photography)