
“Abito Mari”, peizazhi bashkëkohor i Mesdheut në galerinë GOCAT
Mbrëmjen e djeshme “Gallery of Contemporary Art Tirana” hapi dyert për ekspozitën “Abito Mari” të artistit Fabrizio Bellomo

Mbrëmjen e djeshme “Gallery of Contemporary Art Tirana” hapi dyert për ekspozitën “Abito Mari” të artistit Fabrizio Bellomo, kuruar nga Adrian Isufi dhe Elton Koritari në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
Ekspozita fton vizitorët të hedhin një vështrim mbi peizazhin bashkëkohor të Mesdheut, duke eksploruar shtresëzimin e kujtesës, hapësirës dhe arkitekturës. Kjo ekspozitë përkon me njëvjetorin e galerisë GOCAT.
Ekspozita personale e Fabrizio Bellomo-s në galerinë GOCAT në Tiranë vjen si një reflektim mbi peizazhin bashkëkohor të Mesdheut, me vëmendje të veçantë ndaj ndërthurjeve kulturore midis Pulias, Kalabrisë dhe Shqipërisë.
Kuratoret thone se, “Abito Mari” është më shumë se një ekspozitë e thjeshtë, është një vepër personale dhe koherente e artistit.
Burimi ATSH