“Mes Dy Botëve”

63 personalitete të pikturuar nga Helidon Haliti. Ekspozita e hapur nga 4-30 maj në Galerinë “Dy Botët”, në Seferan/ Belsh


Në zemër të Seferanit, aty ku dikur qëndronin depot ushtarake, tani pulson arti.

Galeria “Dy Botët”, e konceptuar dhe kuruar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti, mirëpret ekspozitën “Mes dy botëve”.

Një ekspozitë që sjell në vëmendje portretet e 63 personaliteteve të artit, kulturës dhe jetës publike shqiptare, të cilët kanë ndarë rrëfimet e tyre në emisionin “Mes dy botëve” në RTSH, rrëfime që tentojnë të sjellin në kujtesën kolektive të jetuarit e të krijuarit para e pas viteve ‘90.

Secili portret është më shumë se një imazh, është një rrëfim i ngjizur me kujtime, emocione, ëndrra, sfida dhe forcë për të parë gjithmonë pertej…

“Mjeshtri i madh”, piktori Helidon Haliti në rolin e moderatorit, ka ngacmuar shpirtra e mendje për të ravijëzuar potrete, si një histori në lëvizje duke mos kërkuar ngjashmërinë, por thellësinë e ndjesisë dhe të mendimit e prej ku “botët” zbërthehen filozofikisht nga “ të mbijetuarit e sistemit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 4 – 30 Maj 2025, çdo ditë në orën 12:00, në Galerinë “Dy Botët”, Seferan / Belsh.

Një ftesë për të ecur bashkë në “ Mes Dy botëve”. Aktiviteti mbështetet nga “MEKI”

Lexo më shumë nga

Arti si kujtesë, si rikthim, si analizë

Arti shpesh përshkruhet si një udhëtim drejt brendësisë, por më saktë ai është një udhëtim drejt përvojave të pakuptuara që…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.