Mbi 30 vepra arti në ekspozitën kushtuar Nënë Terezës

Në ekspozitë ku marrin pjesë mbi 20 artistë

Është hapur ekspozita kushtuar Nënë Terezës ku janë të ekspozuara mbi 30 vepra të pikturës, skulpturës dhe grafikës.

Në ekspozitën ku marrin pjesë mbi 20 artistë, organizatorja Elona Ndrecaj tha se qëllimi është që në ditët e Nënë Terezës të bëjnë vepra humane duke shitur këto piktura dhe me të hollat e fituara do të mbështetën gratë e margjinalizuara.

Ndër emrat e artistëve të shumtë që janë të vendosur mbi këto vepra janë Kadrush Ramaj, Sabri Behramaj, Genc Ibrahimi, Anton Krasniqi, Esat Vella dhe shumë të tjerë.

Ekspozita është hapur për publikun nga ora 13:00 deri në 17:00, ndërsa do të bëhet edhe shitja e disa librave kushtuar Nënë Terezës, mjete këto që do të përdoren për të njëjtin qëllim./KosovaPress/

“Ditari i një udhëtari Artist!”

Piktori i mirënjohur Parid Dule sjell 33 punime të bukura në ekspozitën e tij të hapur në Galerinë FAB

Agim Sulaj, artisti i mesazheve të fuqishme!

Piktori dhe karikaturisti i famshëm vlonjat numëron rreth 300 çmime ndërkombëtare dhe 40 ekspozita personale.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.