Java Kulturore Spanjolle në Shqipëri – libra, muzikë, sport dhe kulinari

Javët Kulturore Ndërkombëtare organizohen nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Tirana mirëpriti Javën Kulturore Spanjolle në Shqipëri, me aktivitete të shumta: libra, muzikë, sport dhe kulinari, në kuadër të projektit Javët Kulturore Ndërkombëtare, të organizuar nga Ministria e Kulturës.

“Java Kulturore të Spanjës  në Shqipëri” nisi në mënyrën më spektakolare, me një koncert të Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Koncerti i tij i parë në Shqipëri.

Jose Maria Gallardo Del Rey në koncertin e tij në kitarë me muzikë tradicionale spanjolle.

Shkrimtari Manuel Vilas ishte i ftuar në Javën Kulturore Spanjolle për të prezantuar romanin e tij Ordesa dhe për të na njohur më imtësisht me detaje të librit të tij. Në bashkëbisedim me përkthyesen Albana Murra dhe botuesen Arlinda Dudaj, kuptuam më shumë mbi ardhjen e këtij libri në shqip, procesin që e shoqëroi duke hyrë kështu në botën e Ordesa-s.

Java e Spanjës në Shqipëri. Në mbështetje të Festivalit “Baroque Vox” në Korce. E mrekullueshme kënga sublime: “Udhëtimi i Farinelit nëpër Evropë”, me pjesëmarrjen e kontratenorit spanjoll, Hugo Bolívar.

Koncerti “Falamenco night” ishte shume terheqes.

Kinemaja spanjolle  solli tre filma qe u shfaqen tek instalacioni “Reja”.

Një masterklas që solli shijet e kuzhinës spanjolle në Shqipëri! Shefat me yll Michelin Pepe Solla dhe Begoña Rogdriguez sollën eksperiencën e tyre shumëvjeçare në prani të shefave të rinj dhe të sprovuar! Morënr pjese edhe ambasadori i Spanjës, Alvaro Renedo Zalba, si dhe Zv. Ministret e Kulturës, Meri Kumbe dhe të Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello.

Java e Spanjës në Shqipëri.
Ishte një privilegj të inaguronim së bashku me Zv. Ministret e Kulturës, Meri Kumbe dhe të…

Posted by Embajada de España en Tirana on Sunday, July 9, 2023

Shkenca e verës dhe shijimit. Pjesëmarrje e lartë e profesionistëve të verës në Masterklasin e Enologjísë dhe Vreshtarisë, dhënë nga Dr. Mercedes del Río, e Universitetit të Riojas, dhe Dr. Igor Crespo.

Kampioni spanjoll i fitness, Miguel Seijo, na paraqiti ditën e djeshme disa nga sekretet e tij për të patur një jetë sportive dhe të shëndetshme.

Mbrëmja e 7 korrikut ishte plot muzikë dhe kërcim! Dj Ed is Dead së bashku me Spectral krijuan një spektakël muzikor dhe vizual.

“Mes Dy Botëve”

63 personalitete të pikturuar nga Helidon Haliti. Ekspozita e hapur nga 4-30 maj në Galerinë "Dy Botët", në Seferan/ Belsh

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.