“Iluzione në një botë”

Në Galerinë e Artit në Prishtinë është hapur ekspozita e piktorit Abaz Hado. Kurator Kamuran Goranci.


Nga Hajrush Fazliu

Në Galerinë e Artit në Prishtinë, publikut iu prezantua opusi krijues i artistit të mirënjohur Abaz Hado nga Tirana, përmes ekspozitës së tij personale, të kuruar nga Kamuran Goranci, piktor.

Në pikturën e Hados, peizazhi nuk është vetëm përshkrim i natyrës, por një hapësirë ku ndërthuren kujtesa, imagjinata dhe fantazia,duke shndërruar në shenja të një bote të brendshme, ku realiteti natyror merr përmasa poetike dhe simbolike.

Abaz Hado e rikrijon natyrën, nuk e kopjon atë. Peizazhi i tij bëhet kujtesë, emocion dhe metaforë e jetës. Përmes ngjyrës dhe ritmit, ai na fton të hyjmë në një natyrë të përjetuar shpirtërisht – një botë ku ruhen gjurmët e kujtesës, ndërsa imagjinata i jep asaj një jetë të re.

Një ekspozitë që sjell në Prishtinë jo vetëm krijimtarinë e një artisti të afirmuar, por edhe një dialog të bukur kulturor e artistik ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës.

Te lumtë Maestro Hado dhe suksese ne krijimtarin tende ne vazhdimësi!

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.