“Qyteti i Dehur”

Ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini (Taso) çel dyert në Pogradec


Galeria e Arteve në Qendrën Multifunksionale të Pogradecit do të mirëpresë më 18 korrik, në orën 19:00, ekspozitën personale “Qyteti i Dehur”, të piktorit të njohur pogradecar Anastas Kostandini (Taso) ku do të prezantohet një cikël prej 50 punimesh në pastel.

Ekspozita sjell një udhëtim në jetën e përditshme të qytetit, duke e parë atë përmes nostalgjisë, humorit dhe atmosferës së ngrohtë të traditës pogradecare. Punimet janë frymëzuar nga realiteti që po ndryshon, por edhe nga dëshira për të ruajtur gjallë kujtesën kolektive dhe dashurinë për vendlindjen.

Sipas konceptit të ekspozitës, atelieja e artistit e ngritur në një mjedis familjar të dikurshëm, shndërrohet në hapësirën ku kujtimet e fëmijërisë, ritualet e jetës së përditshme dhe traditat lokale bëhen burim frymëzimi artistik.

I ndikuar edhe nga universi letrar i Mitrush Kutelit, autori sjell në këtë cikël pastelesh skena që pasqyrojnë gëzimin, festën dhe njerëzoren e një mënyre jetese që, sipas tij, po zbehet me kalimin e kohës.

Ekspozita “Qyteti i Dehur” do të qëndrojë e hapur për publikun nga 18 korriku deri më 1 gusht, çdo ditë nga ora 11:00–13:00 dhe 18:00–20:30, në Galerinë e Arteve të Qendrës Multifunksionale në Pogradec.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Qyteti i Dehur”

Galeria e Arteve në Qendrën Multifunksionale të Pogradecit do të mirëpresë më 18 korrik, në orën 19:00, ekspozitën personale “Qyteti…

“Lashtësia Greke në Vlorë”

Në Galerinë e Arteve Vlorë, prej 6 korrikut është ekspozita personale e piktorit Librand Dhrami me titull “Lashtësia Greke në…

“Një jetë në art”

“Një jetë në art” është ekspozita më e re e çelur në ambientet e Drejtorisë Qendrore të Credins, duke e…

Maria Barberini në mermerin e Berninit

Nga Saimir Kadiu Ka portrete që tregojnë fytyrën e një njeriu. Ka të tjerë që arrijnë të ndalin kohën. I…

Frymëzuar nga Gjon Mili, të rinjtë vizatojnë fotografi me dritë në muzeun “Marubi”

Punëtoria kreative “Vizatimi i fotografive me dritë”, nën kujdesin e ekipit edukativ të Muzeut “Marubi” të Shkodrës, ishte si një…

“ANIMACION”

Në Galerinë FAB, u çel ekspozita “ANIMACION”, një udhëtim mes historisë, transformimit dhe frymës krijuese të animacionit. Atelier GRAFIKA solli…

“2 Botë” — një strehë e vogël arti, miqësie dhe lirie krijuese

Nga Helidon Haliti Themelues i Galerisë “2 Botë” Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën time. Inaugurimi i…

Galeria “2 Botë” – një vendtakimi arti!

Përurimi i një galerie arti është një ngjarje e rëndësishme artistike. Dhe këtë e rikonfirmoi edhe çelja në kryeqytet e…

“Qyteti i Dehur”

Ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini (Taso) çel dyert në Pogradec

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.