“Stinët shqiptare”

Ekspozita Personale “Stinët Shqiptare” e piktorit Sadik Kasa në Pejën pitoreske


Nga Prof. Hajrush Fazliu

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Pejë, u hap me sukses Ekspozita Personale “Stinët Shqiptare” e piktorit të njohur nga Elbasani, z. Sadik Kasa, një krijues i përkushtuar që përmes penelit të tij sjell bukuritë natyrore, historike dhe shpirtërore të trojeve shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse, znj. Xheneta Suka, Drejtoreshë e DKRS-së së Komunës së Pejës, vlerësoi lart veprimtarinë artistike dhe kontributin krijues të piktorit Sadik Kasa, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe promovimit të vlerave artistike mbarëshqiptare.

Për vlerat estetike dhe mesazhet artistike të ekspozitës folën edhe kolegët dhe miqtë e autorit, Prof. Hajrush Fazliu dhe piktori i mirënjohur Zymer Mulliqi, të cilët vlerësuan pjekurinë krijuese, ndjeshmërinë koloristike dhe mënyrën autentike me të cilën autori paraqet peizazhet, qytetet historike dhe atmosferën e stinëve shqiptare.

Në shenjë mirënjohjeje, autori Sadik Kasa falënderoi institucionet, kolegët, miqtë dhe publikun e pranishëm për mbështetjen dhe interesimin e treguar ndaj krijimtarisë së tij.

Ekspozitën e shpalli të hapur Drejtori i Galerisë së Arteve në Pejë, z. Turhan Bajraktari, duke uruar që kjo ngjarje artistike të jetë një urë e re komunikimi kulturor mes artistëve dhe publikut.

Ekspozita “Stinët Shqiptare” do të qëndrojë e hapur për 15 ditë, duke u ofruar artdashësve mundësinë të shijojnë një koleksion veprash që pasqyrojnë me ndjeshmëri dhe mjeshtëri bukuritë e peizazhit, historisë dhe identitetit shqiptar.
Suksese 🙏🙏🙏

MË SHUMË LAJME

U prehsh në paqe, Kujtim Buza!

Nga Helidon Haliti Një fotografi sa një mijë fjalë! Ka fotografi që fiksojnë një çast. Dhe ka fotografi që, pa…

Lamtumirë, profesor dhe mik i shtrenjtë, Kujtim Buza!

Nga Pashk Përvathi Lamtumirë, profesor dhe mik i shtrenjtë, Kujtim Buza Sonte arti shqiptar humbi një nga bijtë e tij…

“Iluzione në një botë”

Nga Hajrush Fazliu Në Galerinë e Artit në Prishtinë, publikut iu prezantua opusi krijues i artistit të mirënjohur Abaz Hado…

“Gjurmë drite”

Ekspozita “Gjurmë drite” e Kudret Durollarit në Galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës sjell rreth 60 tablo me peizazhe të Pogradecit,…

U prehsh në paqe, Kujtim Buza!

"Me largimin e tij, arti shqiptar humbet jo vetëm një piktor, por një përfaqësues të një prej familjeve të mëdha…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.