“MUZA – Fashion Fair”

Andriola Kambo nuk kërkon të kopjojë botën. Ajo kërkon t’i tregojë botës se Shqipëria ka ende aromë shpirti, aromë gjysheje, aromë mali, aromë drite.


Nga Helidon Haliti

Si nis një aksiomë…
një lëvizje…
një dritare që hapet mes mjegullës së kohës.

Andriola Kambo nuk sjell vetëm veshje.
Ajo zgjon kujtesën.
Ajo prek pluhurin e arkave të gjysheve dhe e kthen në dritë.
Në duart e saj, shtizat nuk janë më vegla të heshtura — ato bëhen violinë e shpirtit shqiptar.

Xhubleta mitike ngrihet si një perandoreshë e lashtë mes dritave moderne.
Lulet e bjeshkëve marrin frymë mbi tekstile.
Blerimi i fushave endet në palat e bardha si një pranverë që nuk pranon të vdesë.

Kjo nuk është thjesht modë.
Është një thirrje.
Një kambanë që zgjon krenarinë e fjetur të një populli që shpesh harron sa i bukur është.

Andriola nuk kërkon të kopjojë botën.
Ajo kërkon t’i tregojë botës se Shqipëria ka ende aromë shpirti, aromë gjysheje, aromë mali, aromë drite.

Dhe ju që e shihni këtë rrugëtim —
mos rrini poshtë.
Rrëmbeni flatrat që ajo po ju jep.
Fluturoni sa më lart mbi paragjykimet, mbi imitimet, mbi frikën e vogël të kohës moderne.

Sepse një komb jeton gjatë vetëm atëherë kur di të ëndërrojë me rrënjët e veta.

“MUZA – Fashion Fair”

Andriola Kambo nuk kërkon të kopjojë botën. Ajo kërkon t’i tregojë botës se Shqipëria ka ende aromë shpirti, aromë gjysheje,…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.