
“Identitete në tranzicion”
Te Galeria “Edward Lear” u hap ekspozita vetjake e piktorit beratas Ermal Mbrakulli: “Identitete në tranzicion”.

Në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”, te Galeria “Edward Lear” u hap ekspozita vetjake e piktorit beratas Ermal Mbrakulli: “Identitete në tranzicion”.

Ekspozita paraqiti një hartë kujtese dhe tensioni që përcjell tek shikuesit gjurmët e një tranzicioni të gjatë mbi identitetin kolektiv dhe personal.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 maj 2026.



















