Lamtumirë Shyqyri Sako!

Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen 15 vepra të artistit Shyqyri Sako. Piktor i mbi 40 filmave


Me keqardhje u njohëm me ndarjen nga jeta të Shyqyri Sakos (1937–2026)

Sako ishte një figurë e rëndësishme e skenografisë, posterit filmik dhe artit pamor. Për katër dekada ai kontribuoi në gjuhën vizuale të kinemasë shqiptare, duke realizuar skenografi, kostume dhe mbi 40 postera të vizatuar me dorë për filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re”.

I lindur në vitin 1937, pas Liceut ai ndoqi formimin për regji artistike në VGIK, në Bashkimin Sovjetik. Ky formim la gjurmë në mënyrën si Sako ndërtonte hapësirën, dramën vizuale dhe ritmin grafik të posterave dhe skenografive të tij. U diplomua në vitin 1962 në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” për rreth 35 vjet, deri në daljen në pension më 1997.

Ai dallohet për një stil dinamik, të ndërtuar mbi vizatimin e sigurt dhe kompozimin rigoroz.

Realizoi mbi 40 filma artistikë. Motoja e tij ka qenë: “Dekori i filmit është i suksesshëm kur ai nuk vihet re në film”.

Punimet e tij për filma si “Horizonte të Hapura” (1969), “Montatorja” (1970), “Odiseja e Tifozave” (1972), “Dimri i Fundit” (1976), “Tomka dhe Shokët e Tij” (1977), “Radiostacioni” (1979), “Mësonjëtorja” (1979), “Shoku Ynë Tili” (1981) dhe “Njeriu i Mirë” (1983) mbeten ndër realizimet më të arrira të posterit filmik shqiptar.

Në vitin 2015, vepra e tij u rikthye në vëmendje përmes ekspozitës mbi posterin shqiptar të filmit në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe, në vitin 2019, përmes ekspozitës personale në COD.

Shyqyri Sako u nderua me tituj si “Artist i Merituar”, Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit I dhe III, si dhe disa çmime në Festivalet Kombëtare të Filmit.
Me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humb një nga figurat themeltare dhe të fundit që lidhi drejtpërdrejt traditën e vizatimit, skenografisë dhe posterit të punuar me dorë me historinë e kinemasë shqiptare.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen 15 vepra të artistit Shyqyri Sako.

(Teksti është marrë nga faqja në Facebook e Galerisë Kombëtare të Arteve)

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.