Lamtumirë Mjeshtër!

Ndahet nga jeta piktori i njohur, Skënder Kamberi


Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i njohur shqiptar Skënder Kamberi, një prej emrave më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri. Largimi i tij shënon një humbje për kulturën shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Kamberi krijoi një numër të madh veprash artistike, disa prej të cilave ruhen sot në fondin e Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë prezantuar në ekspozita ndërkombëtare në vende si Egjipti, Franca, Anglia, Turqia, Italia dhe Greqia, duke e bërë emrin e tij të njohur edhe përtej kufijve.

Ndër krijimet më të spikatura të Skënder Kamberit përmenden tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977), “Otranto, 1997”, si edhe portretet e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe poetes Maro Pasho (1973).

Skënder Kamberi lindi në Vlorë më 2 shkurt 1939. Ai përfundoi Liceun Artistik në vitin 1960 dhe më pas vijoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1965. Me një jetë të përkushtuar ndaj artit, Kamberi lë pas një trashëgimi të pasur dhe një kontribut të çmuar në historinë e pikturës shqiptare.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.