“Midis formës dhe shpirtit “

Ekspozita e piktorit të ndjerë Kristi Baba do të jetë e hapur në Galerinë FAB, deri më 13 prill


Nga Prof. Asc. Dr. Ardian Isufi

MIDIS FORMËS DHE SHPIRTIT – KRISTI BABA

“Ekzistenca nuk është ajo që na jepet, por ajo që ndërtojmë në përballje me të panjohurën“.

Krijimtaria e Kristi Baba shfaqet si një territor i ndjeshëm ku jeta dhe arti ndërthuren në mënyrë fluide, duke krijuar një gjuhë pamore që buron nga përvoja e drejtpërdrejtë dhe reflektimi i brendshëm. Forma nuk është thjesht kufi por shfaqje në këtë hapësirë të ndërmjetme, ndërsa shpirti nuk është abstraksion por përjetim dhe hulumtimet e tij artikulohen si një proçes i vazhdueshëm i qënies. Rrugëtimi i tij artistik edhe pse i ndërprerë herët mbart një intensitet të veçantë, shfaqet si një varg fragmentesh të një kërkimi më të gjerë dhe një përpjekje për të kuptuar realitetin përmes ndjesisë dhe mendimit.

Veprat e tij qëndrojnë në një ekuilibër të brishtë mes reales përfytyrimit, duke lënë hapësirë për interpretim dhe përfshirje personale. Aty ku forma bëhet e depërtueshme dhe shpirti merr trajtë, krijohet një fushë reflektimi që e fton shikuesin në një ndalesë të brendshme përballë imazhit dhe në kontrast më të mprehtë ekzistencial në dilemat e tij,”ku je gjithçka dhe njëkohësisht nuk je asgjë” , në ndriçime dhe pasqyrime shpirtërore ashtu siç Egon Schiele thekson: “Të gjitha cilësitë e bukura dhe fisnike janë bashkuar tek unë… Unë do të jem fryti që do të lërë pas gjallëri të përjetshme edhe pas shkatërrimit të tij. Sa i madh duhet të jetë gëzimi juaj, që më keni lindur.”

 

Në këtë tension mes përjetësisë dhe përkohshmërisë, mes ëndrrës dhe realitetit, kërkimi i tij shfaqet si një çështje e hapur ku kuptimi nuk fiksohet, por transformohet vazhdimisht si një proces i gjallë që qëndron në dialog të pandërprerë me kohën dhe shikuesin.

E pra, thellë dilemave artistike Kristi ishte një ëndërrtar i pamat që sipas Edgar Allan Poe:”Gjithçka që shohim apo duket se jemi është veçse një ëndërr brenda një ëndrre.”Ndoshta pikërisht në këtë ndërthurje të pandalshme, ku forma dhe shpirti nuk janë më dy pole të ndara, por një njësi në lëvizje qëndron edhe thelbi i krijimtarisë së tij është si përpjekje për të kuptuar ekzistencën dhe si një akt që ndodh vazhdimisht, përtej çdo përkufizimi të qëndrueshëm.

“Midis formës dhe shpirtit “

Ekspozita e piktorit të ndjerë Kristi Baba do të jetë e hapur në Galerinë FAB, deri më 13 prill

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.