“EC//DON’T STOP!”

Kjo ekspozitë e parë e Aron Nokës dhe Kevin Jakut vjen si një stacion i parë dhe një moment tranzicioni në praktikat e tyre respektive.


Nga Genti Gjikola 

Kjo ekspozitë e parë e Aron Nokës dhe Kevin Jakut vjen si një stacion i parë dhe një moment tranzicioni në praktikat e tyre respektive. Puna e secilit merr në shqyrtim një terren bashkëko-hor shqiptar dhe global, ku imazhi, nënshtresat e tij, konteksti dhe struktura prodhojnë tension si përvojë personale dhe kolektive.


Jaku operon brenda disiplinës së portretit hiperrealist, një formë klasike e autoritetit pamor, dhe ndërhyn mbi figura historike si Mbretëresha Geraldinë, Elizabeth II, Eva Perón dhe Martin Luther King. Përfshirja e Geraldinës vendos historinë tonë lokale përballë kanonit global – “për ne, mbretëresha jonë ishte po aq e rëndësishme sa e tyre, sa e britanikëve; kështu që pse të mos i shohim njësoj?”, shprehet Jaku.


Ndërhyrja e tij e kontrolluar – injeksioni i bojës së zezë në zonën e syve, pikërisht në kanalin e lotëve – funksionon si një çarje në regjimin e përfaqësimit, duke e transformuar figurën nga ikonë vizuale, nga imazh i ftohtë dhe i paprekshëm, në një sipërfaqe të cenueshme, të pambro-jtur, me një autoritet që vihet në diskutim. Jaku e përshkruan këtë gjest si një përpjekje për të rrafshuar distancën e imazhit publik: ne i njohim këto figura vetëm përmes imazhit, gjithmonë të paprekshme; ndërhyrja, sipas tij, synon t’i shohë si njerëz, të imagjinojë se si mund të qanin e trishtoheshin pas perdes së përfaqësimit dhe imazhit që ata vetë kanë ndërtuar për veten. Dokumentimi i procesit në video e bën aktin e ndërhyrjes po aq të rëndësishëm sa rezultatin përfundimtar, duke ekspozuar mekanikën e prodhimit të imazhit dhe ndërtimin e kuptimit pas ndërhyrjes fizike të artistit.

Puna kryesore e Aron Nokës ndërkohë është një instalacion hapësinor me hekur, xhama të thyer dhe gurë mineralesh të sjella nga miniera e Bulqizës – një peizazh industrial ku puna, rreziku dhe humbja e jetës janë shqetësime të përditshme. Instalacioni i tij funksionon si një galeri e mirëfilltë, si në kuptimin e minierës ashtu edhe të institucionit: Noka ndërton një kor-ridor material ku metali, qelqi, figura dhe lëvizja janë në tension të vazhdueshëm. Narrativa e zhvendosjes së vëmendjes mes dy shikimesh – në fillim dhe në fund të instalacionit – e hallakat qëllimisht fillimin dhe mbylljen e veprës dhe të kuptimit; spektatorit i lihet të imagjinojë vetë nëse britma vjen pas krismës apo nëse habia paraprin aktin.
Videoja e minatorit me kanarinë e zhvendos hapësirën industriale drejt një realiteti të riinter-pretuar, ku nevoja për të nxjerrë bukën e gojës përmes gërmimeve në tunele nëntokësore për-ballet me kushtet e vështira të punës dhe me trupin fizik të minatorit që hyn dhe del çdo ditë në galeri, në një gjendje alarmi ekzistencial. Theksimi i vështirësive fizike të punës në minierë dhe i kushteve të këqija të punëtorëve sugjeron një rezonancë vizuale me ciklin Serra Pelada të Sebastião Salgados (vitet 1980), duke e vendosur këtë punë në një genealogji më të gjerë të përfaqësimit të punës në minierë.


Marrë së bashku, veprat në këtë ekspozitë artikulojnë një situatë ku imazhi dhe struktura nuk janë neutrale, por dëshmi faktike të historisë, punës, përfaqësimit, kushteve aktuale dhe hier-arkive sociale. Secili artist lë gjurmën e vet në mënyrë individuale për të prodhuar një dictum final: Ec, mos ndalo! – si për të yshtur vizitorin përmes një hiperrealiteti pasqyrash reflektive.

——

ARTISTËT

Kevin Jaku dtl. 2001, Liceu artistik Jordan Misja, MA: Arkitekture interieri dhe dizajn (FAU); MSc: Dizajn i Aplikuar

Aron Noka, dtl. 2001, Liceu artistik Jordan Misja, BA/MA: Akademia e Artreve te Bukura, Tirane, Skenografi-Kostumografi

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.