“Plein Air 11” – Peizazhe, dritë dhe ngjyra

15 piktorë ekspozitë në Galerinë e Arteve në Shkodër


Galeria e Arteve Shkodër çeli kalendarin artistik për vitin 2026 me ekspozitën “Plein Air 11”, duke sjellë për publikun një përzgjedhje veprash të realizuara në natyrë nga 15 piktorë të njohur vendas.

Ekspozita vjen si një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të artistit me ambientin natyror.

Artisti Pashk Përvathi thekson se gjinia e peizazhit mbetet një nga shtyllat më përfaqësuese të artit pamor shqiptar.

“Mund të them që sot Shqipëria ka peizazhistë të klasit të lartë, të cilët kanë ardhur nga kjo përvojë shumëvjeçare duke pikturuar në natyrë”, tha Përvathi.

Piktori Skënder Strica u ndal te domosdoshmëria që Shkodra të ketë ambiente dinjitoze, të denja për të ekspozuar dhe nderuar veprat e piktorëve të shquar, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e artit ndër vite.

“Plein Air 11” sjell në një hapësirë të vetme peizazhe, dritë dhe ngjyra, duke shënuar një nisje domethënëse të vitit artistik 2026 në kryeqendrën e veriut.

Burimi RTSH/ Gazetar: M.Gjini

Lexo më shumë nga

“Plein Air 11” – Peizazhe, dritë dhe ngjyra

15 piktorë ekspozitë në Galerinë e Arteve në Shkodër

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.