
Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi, mikja e madhe e artistëve
Me emisionin e saj “Arratisja e Peshkut të Kuq”, Rezarta promovoi artistët dhe artet pamore

Gazetarja Rezarta Reçi ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën vuante prej vitesh.
Lajmi i hidhur ka sjellë dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.
Rezarta Reçi ishte e njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e medias, ku ndër vite kontribuoi me seriozitet dhe integritet, veçanërisht me emisionin e saj “Arratisja e Peshkut të Kuq”
Ndarja e saj nga jeta ka tronditur komunitetin gazetaresk, ndërsa reagimet e ngushëllimit kanë qenë të shumta.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.











