MAG | Design • Art • Living sjell magjinë e “DREAMSCAPE”

Një bashkëpunim me shtatë artistë: Ardian Isufi, Ardian Kapo, Artan Marku, Artan Peqini, Ergys Krisiko, Helidon Haliti dhe Sadik Spahija.


“DREAMSCAPE”, një udhëtim mes realitetit dhe nën-ndërgjegjes!

MAG | Design • Art • Living hap një kapitull të ri në peizazhin kulturor shqiptar me ekspozitën “DREAMSCAPE”. të përuar më 8 tetor, në galerine më të re të arteve pamore në kryeqytet, në një hapësirë dinjitoze.

Në këtë hapësirë të re, të dedikuar artit bashkëkohor, MAG krijon një ambient ku krijimtaria nuk njeh kufij. Ekspozita sjell një bashkëpunim unik me shtatë prej artistëve më të njohur shqiptarë: Ardian Isufi, Ardian Kapo, Artan Marku, Artan Peqini, Ergys Krisiko, Helidon Haliti dhe Sadik Spahija.

Ceremonia përuruese është një festë arti!

““DREAMSCAPE” është një hapsirë alternative e artit bashkëkohor që fton vizitorin të futet në një peizazh ëndrrash dhe në një botë ku logjika e përditshme shprishet, realiteti shpërbëhet, dhe gjithçka është e mundur. E strukturuar si një udhëtim pamor dhe emocional përmes veprave të artistëve bashkëkohorë nga fusha të ndryshme mediumesh, kjo ekspozitë synon të zhbëjë kufijtë mes reales dhe imagjinatës, vetëdijes dhe nënvetëdijes, kujtesës dhe dëshirës.

Në thelb është një hapësirë e ndërmjetme dhe një vend i paqëndrueshëm ku koha zgjatet ose shpërbëhet, ku trupat marrin forma të reja, dhe ku narrativat personale shpërndahen në fragmente, si kujtime të një ëndrre që tretet menjëherë pas zgjimit. Vepra të frymëzuara nga estetika posmoderne, mitologjia personale dhe përvojat intime krijojnë një dialog të heshtur mes të pandërgjegjshmes kolektive dhe asaj individuale.

Ky “peizazh ëndrrash” nuk është arratisje, ato janë thjesht propozime për përjetime dhe një mjet për të parë realitetin përmes një filtri tjetër, si për të kuptuar ankthin, dëshirën, pasiguritë dhe ëndrrat e kohës sonë. Artistët nuk paraqesin të vërteta absolute, por sugjerime të një bote të përjetuar përtej racionales, ku çdo vepër bëhet një dritare drejt psikikës të së tashmes emergjente, shpesh të turbullt, por thellësisht njerëzore.

“DREAMSCAPE” mbi të gjitha është një ftesë për të mos kuptuar gjithçka, por për të ndier gjithçka. Një ftesë për të hyrë në territorin e paqartë, ku arti pushon së qeni objekt dhe bëhet përvojë intime, shpesh i çuditshëm, por thellësisht i vërtetë”, shkruher në tekstin kuratorial.

Ekspozita është e hapur për publikun nga 8 tetor deri më 30 nëntor 2025, çdo ditë nga ora 9:00 deri në 20:00, në T Center, Autostrada Tiranë–Durrës, km 0, Tiranë.

Lexo më shumë nga

“Grafika 2025 – 10 vjet shenjë shqiptare”

Ekspozita e kuruar nga Arben Koliçi sjell gravura dhe kompozime që krijojnë një urë mes të djeshmes dhe të sotmes

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.