“Ditari i një udhëtari Artist!”

Piktori i mirënjohur Parid Dule sjell 33 punime të bukura në ekspozitën e tij të hapur në Galerinë FAB


Nga Dash Frashëri

“DITAR I NJË UDHËTARI – nuk është Fundi, është një Ndalesë”

Ekspozita e bukur e piktorit të afirmuar Parid Dule, në Galerinë FAB (1-9 nëntor) të Universitetit të Arteve, është dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm artistik dhe i mirëpritur nga artistët dhe artdashësit. Ekspozita është kuruar nga Orlis Vathi.

Piktori 56-vjeçar, njëherësh edhe mjeshtër i arteve marciale – sjell 33 punime të zgjedhura, në disa cikle piktorike, të realizuara të gjitha gjatë tre viteve të fundit.

“DITAR I NJË UDHËTARI” shpalos një udhëtim vizual dhe emocional përmes pikturave që shënojnë stacione të ndryshme shpirtërore dhe krijuese.

“Në thelb, çdo krijim është një dialog midis artistit dhe botës. Një akt thellësisht personal, nga i cili lind një univers i ri, i papërsëritshëm, ku ndjesitë dhe reflektimet e artistit marrin formë.

Moment thellësisht magjik, sepse artisti krijon atë që nuk mund të shprehet me fjalë, por që ndodhet përpara syve të brendshëm të tij duke e bërë të padukshmen të dukshme. Aty…këtu mbi atë hapësirë gjeografike të unit të tij, na shfaqet një peisazh (në shikim të shpejtë i njohur për shikuesin), por papritur, ajo që e shkëput nga ai peisazh konkret është prania e një figure, pothuajse përherë femërore.

Lind vetvetiu pyetja?! Ndodhet aty rastësisht apo peneli artistit e vendos qëllimisht, si nevojë e brendshme për ta humanizuar peisazhin, apo si muze për tu freskuar në një ripërtëritje përkundrejt zbrazëtisë së botës reale, ku figurat janë arratisur me kohë?”, shkruhet në tekstin kuratorial të

“Çdo artist ka një ditar dhe kryen një udhëtim duke shkruar në ditar dhe kjo krijon sa përgjegjësi për të transmetuar atë ç’ka ti ke në ndjesinë tënde, por e bën aq edhe magjike, në momentin kur gjithçka përfundon dhe ky udhëtim si të thuash nuk është i fundit. Kjo nuk është ekspozita ime e parë, por është ekspozita ime e parë në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura, duke qenë pjesë edhe e stafit akademik dhe për mua ishte shumë e rëndësishme.”, – tregon piktori për Report TV.

Në ekspozitë, një vend të veçantë zë figura femërore e paraqitur në formën e nudove, ndërsa piktori trajton edhe temën e shpërnguljes, peizazhe apo tematikën historike, për të cilën thotë se e ka tërhequr që në fëmijëri.

I diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës për Pikturë, dega e Tekstilit, Dule është pjesëtar i një familjeje artistësh pamor[ të shquar: nip i skulptorit Hektor Dule, bir i piktorit Bardhyl Dule dhe babai i Matis Dules, po i talentuar në pikturë dhe karate.

Një ekspozitë e gjitha për tu shijuar dhe mbajtur gjatë në kujtesë!

Lexo më shumë nga

“Ditari i një udhëtari Artist!”

Piktori i mirënjohur Parid Dule sjell 33 punime të bukura në ekspozitën e tij të hapur në Galerinë FAB

Agim Sulaj, artisti i mesazheve të fuqishme!

Piktori dhe karikaturisti i famshëm vlonjat numëron rreth 300 çmime ndërkombëtare dhe 40 ekspozita personale.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.