6 vajza nga QKKF përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar të pikturës

Skuadra nga Shqipëria përbëhet nga: Alisia Gjyli, Emili Lahukaj, Marlinda Kodra, Sabrina Pogoni, Livia Kokthi dhe Flavia Kokthi.


Nis sot në Manastir të Maqedonisë së Veriut, aventura e 6 artisteve të vogla të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në Small Montmartre of Bitola. Ky është një nga konkurset më të bukura të artit në rajonin e Ballkanit.

Skuadra e kampioneve nga Shqipëria përbëhet nga: Alisia Gjyli, Emili Lahukaj, Marlinda Kodra, Sabrina Pogoni, Livia Kokthi dhe Flavia Kokthi. Gjashtë vajzat janë gati për të shpërthyer me talentin e tyre, me lapsa, bojëra dhe shumë energji pozitive në valixhe.

QKKF përmes një postimi online, shprehet krenare për skuadrën shqipare dhe i uron vajzat të fitojnë të tjera trofe.

Ceremonia e kësaj kolonie piktorësh të vegjël nis sot në sheshin Montmartre përpara Studios së Artit për Fëmijë “Shën Kirili dhe Metodi” në zemër të pazarit të vjetër të Manastirit. Ky do të jetë edicioni i 44-të i Kolonisë Botërore te Artit për Fëmijë “Montmartre i Vogël i Manastirit”.

Kolonia do të zgjasë deri më 30 maj dhe do të përfshijë vizatim kreativ të arkitekturës së qytetit të vjetër të Manastirit, si dhe vizita njëditore artistike në Ohër dhe Manastirin e Shën Gjon Bigorskit. Çdo ditë do të ndahen katër çmime për vizatimet më të mira, ndërsa në ceremoninë përmbyllëse më 30 maj do të shpallen 12 pjesëmarrës të talentuar, nxënësi më i mirë dhe shkolla më e mirë.

Në koloninë e këtij viti marrin pjesë gjithsej 150 të ftuar, nxënës, mësues dhe prindër nga 18 delegacione të 17 vendeve.

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.