Kostumet e shqiptarëve e lanë të mahnitur piktorin serb Pavle Jovanoviç

Nën shoqërinë e Kolë Idromenos, ai kishte qenë edhe vetë në Shkodër në 1907

Nga Armand Plaka

Kostumet shumëngjyrëshe të shqiptarëve, e kishin mahnitur piktorin serb Pavle (Paja) Jovanoviç ( 1859-1957).

Nën shoqërinë e Kolë Idromenos, ai kishte qenë edhe vetë në Shkodër në 1907, ndërsa kostumet dhe motivet shqiptare e kishin shoqëruar e do ta shoqëronin atë vazhdimisht gjatë jetës së tij artistike.

I renditur padyshim si një nga piktorët dhe artistët më të mëdhenj të shekullit të shkuar në Serbi, punimet e tij plot ngjyra të ndezura, të cilat tashmë gjenden në shumë galeri europiane, janë një kontribut shumë i çmuar edhe për kulturën tonë kombëtare.

Faksimilja që po botoj, i përket vigjiljes së ekspozitës që artisti serb pritej të hapte në Beograd në vitin 1921 dhe kësisoj përbënte një motiv më shumë për të çelur kopertinën e një reviste mjaft të famshme të kohës në ish-Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.

Në edicionin e saj që botohej në Beograd me gërma latine e cirilike, revista kroate “Ilustrovani List” shkruante si diçiturë: “Tabloja e artistit serb, P. Jovanoviç, i cili pothuajse e ka përmbyllur tashmë punën për çeljen e ekspozitës së tij në Beograd”, duke e ilustruar me njërën prej tablove të tij më të famshme: “Vallja me jataganë”, ku qartazi shihen si fustanellat e toskëve, ashtu dhe motivet e veshjeve tipike kombëtare të malësorëve të veriut e të trevave të Kosovës.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.