Arti polak në FAB, “Workers” sjell një vështrim mbi njerëzit dhe punën e përditshme

Artisti polak Jakub Elwertowski kujton rikthimin e tij në Shqipëri, ku në vitin 2013, së bashku me artistë shqiptarë, përgatiti ekspozitën e parë të pikturës polake në Shqipëri.


Nga Julia Vrapi

Njerëzit dhe puna e përditshme janë në qendër të projektit artistik “Workers”, që sjell në Tiranë punën e artistit polak Jakub Elwertowski. Përmes pikturës, kolazhit dhe përdorimit të materialeve të zakonshme e të gjetura, artisti vëzhgon realitetin e përditshëm dhe mënyrën se si ai përkthehet në art. Ekspozita e kuruar nga Prof. Asoc. Albes Fusha do të hapet këtë mbrëmje në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Artisti polak Jakub Elwertowski kujton rikthimin e tij në Shqipëri, ku në vitin 2013, së bashku me artistë shqiptarë, përgatiti ekspozitën e parë të pikturës polake në Shqipëri. “Së bashku me Ermir Hoxhën, Albes Fushën, Sadik Spahijën dhe Fatmir Mizirin përgatitëm ekspozitën e parë të pikturës polake në Shqipëri, pikërisht këtu. Për më tepër, ende mbaj rreth qafës një shqiponjë që e mora atëherë.

Nuk më pëlqen shumë të flas në hapje ekspozitash, ndaj do ta mbaj fjalën time të shkurtër dhe të përmbledhur. Nuk e konsideroj veten artist dhe, në fakt, nuk më pëlqen veçanërisht as ky term. E shoh veten më shumë si një zejtar krijues, i cili, në njëfarë kuptimi, prodhon kompozime në vend që t’i pikturojë ato.

Ashtu si njerëzit që paraqes kryejnë punën e tyre çdo ditë, edhe unë kryej timen- një punë fizike, të përsëritur dhe të mbështetur mbi një punë të disiplinuar dhe të vazhdueshme”, shprehet ai. Seria e pikturave “Workers” u krijua në vitin 2015 dhe vazhdon të jetë një projekt në zhvillim. Në këtë ekspozitë që është e para për sezonin e vjeshtës në FAB dhe hapet këtë shtator do të paraqitet afërsisht gjysma e veprave të krijuara deri më sot.

Ekspozita në Tiranë

Ekspozita “Workers” që sjell punët e artistit Jakub Elwertowski bëhet këtë shtator dhe pjesë e jetës artistike në Tiranë. Artisti shprehet se seria e pikturave vazhdon të zhvillohet dhe të zgjerohet me vepra të reja, megjithëse jo në mënyrë të vazhdueshme. “I rikthehem asaj herë pas here- thjesht kam nevojë të largohem prej saj për njëfarë kohe, në mënyrë që të mund t’i rikthehem me një vështrim të freskët.

Të gjitha veprat janë realizuar duke përdorur teknikën e kolazhit, e cila prej shumë vitesh është njëkohësisht firma ime dhe mediumi im i preferuar artistik. Tërheqja im me kolazhin pasqyrohet edhe në faktin se edhe disertacioni im i doktoraturës u bazua në këtë teknikë. Seria “Workers” ka të bëjë, mbi të gjitha, me njerëzit dhe jetën e tyre të përditshme. Është bota që më rrethon këtu dhe tani”, vijon artisti polak.

Protagonistët e serisë janë individë, puna e të cilëve sipas tij, përbën themelin e shoqërisë bashkëkohore, por që shpesh mbeten të pavërejtur. “Kjo nuk është një punë e udhëhequr nga shprehja emocionale. Këtu nuk do të gjeni metafora, simbolikë apo kuptime të fshehura.

Është një dokument- një formë reportazhi, dhe asgjë më shumë”, shprehet artisti polak Jakub Elwertowski. Ekspozita do të hapet këtë mbrëmje në galerinë FAB dhe do të qëndrojë deri në datën 10 shtator për publikun. Pas “Workers”, galeria FAB do të vijojë programin e saj me ekspozita të tjera gjatë sezonit të vjeshtës.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

“NO MERCY”

Nga Inda Sela Kuratore e Ekspozitës "NO MERCY" I pyetur mbi praninë e zemërimit në veprat e tij, Basquiat shprehet:…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.