60-vjetori i Universitetit të Arteve

Me rastin e 60-vjetorit të Universitetit të Arteve, më datë 13 maj 2026 u zhvillua një konferencë jubilare që mblodhi së bashku breza artistësh, pedagogësh, studentësh dhe miqsh të universitetit.


Me rastin e 60-vjetorit të Universitetit të Arteve, më datë 13 maj 2026 u zhvillua një konferencë jubilare që mblodhi së bashku breza artistësh, pedagogësh, studentësh dhe miqsh të universitetit.

Në konferencë morën pjesë figura të rëndësishme të jetës publike, mes të cilëve Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Skënder Gjinushi, rektorë të universiteteve të tjera, si dhe drejtues e përfaqësues të ambasadave, institucioneve homologe dhe partnere.

Ceremonia u hap me performancën e korit të studentëve të Fakultetit të Muzikës, nën drejtimin e mjeshtrit Bujar Alliu, të cilët interpretuan për herë të parë në historinë 60-vjeçare të institucionit himnin zyrtar të tij, kompozuar nga Prof. Endri Sina, me tekst të pedagoges Eriona Rushiti.

Fjalën hapëse të konferencës e mbajti Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli.

 

Përshëndetën me fjalën e tyre edhe Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, ish-student i Universitetit të Arteve si dhe ish-Rektori, Prof. Petrit Malaj.

Pjesë e ceremonisë u bënë edhe ish-rektorët e universitetit, Prof. Dr. Fatmir Hysi dhe Prof. Kastriot Çaushi, të cilët, krahas Prof. Malajt u nderuan nga Rektori për kontributin në drejtimin dhe zhvillimin e institucionit.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikata mirënjohjeje për ish-pedagogë të shquar, në vlerësim të kontributit të tyre si pjesë e rëndësishme e historisë dhe identitetit të këtij institucioni.

Një moment i veçantë iu kushtua kujtimeve dhe dëshmive personale nga breza të ndryshëm studentësh, duke krijuar një urë simbolike mes fillesave të institucionit, me ish-studentin e Institutit të Lartë të Arteve, Mjeshtër i Madh z. Ermir Dizdari dhe të ardhmes së institucionit, me studentin Enea Trimi, njëherazi Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Arteve.

Në vijim, aktiviteti u zhvendos nga Salla e Madhe e Koncerteve në ekspozitën fotografike kushtuar ish-drejtuesve të institucionit, ku u zhvilluan biseda mes miqsh dhe kolegësh.

Kjo ceremoni përbën një moment të rëndësishëm në historinë e Universitetit të Arteve dhe do të mbetet një kujtim i vyer për të gjithë ata që kanë qenë dhe vijojnë të jenë pjesë e tij. Njëkohësisht, ceremonia shërbeu si një dëshmi se Universiteti i Arteve, si institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me status të veçantë në fushën e arteve, do të vijojë misionin e tij për formimin e brezave të rinj të artistëve, si dhe për zhvillimin e artit, kulturës dhe kërkimit artistik e shkencor në vend.

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.