“Njeriu-Mozaik”

Saimir Strati është gjithnjë befasues, gjithnjë në kërkim të një ideje të re, pasuar kjo me një imazh në mozaik


Nga Luan Rama

Saimir Strati është gjithnjë befasues, gjithnjë në kërkim të një ideje të re, pasuar kjo me një imazh në mozaik, pasi bota e tij është mozaiku.

Me beretën e tij të përhershme, siluetë e pandryshueshme që nuk mund ta përjashtosh nga portreti i tij, ky artist e ka bërë mozaikun pjesë të tij jetësore, frymë, ku me siguri figurat që i shfaq jeta e përditëshme ai i shikon përmes imazhit mozaik, një vështrim sa i lashtë aq dhe modern.

Duke punuar me mozaikun në qytezat antike të Apolonisë, Bylis apo Amantias për vite me rradhë mendoj se dhe ëndrrat e tij sot janë mozaikale, dehja e tij artistike gjithashtu, thua se artizanët e hershëm të lashtësisë e dërguan këtë pinjoll drejt botës moderne që do të vinte.

Dhe ky përjetim i përgjëruar ka sjellë tek ai frutet e veta siç na e tregojnë dhe 11 çmimet rekord në Guinnes.

E takova para dy ditësh në Ekspozitën Ndërkombëtare të artit pamor të hapur para dy ditësh në Carrousel du Louvre, ku piktorja Valerijana Krasniqi, kishte kuruar veprat e pesë artistëve mes të cilëve dhe Ramë Dardania, Jacqueline Bislimi apo Eve Monnier.

Krijimet e Stratit bien menjëherë në sy dhe impakti viziv është i menjëhershëm pasi koncepti i tij është sa i thjeshtë e i qartë aq dhe i fuqishëm artistikisht. « Rrëfimi » është një gjetje e bukur për rrëfimin e mëkatit, të cilët të krishterët e bëjnë tek prifti në intimitetin e kishës, pas grilave të drunjta, ndërkohë që Strati na e prezanton përmes një figurë gruaje nudo, me barkun shtatzënë (ndoshta në një mozaik tjetër do na jetë një burrë) përtej një rrjete, e cila në fakt është një mozaik gozhdash të vogla vendosur në mënyrën e tij, ashtu siç përdor ai zakonisht objekte industriale apo tapa, kokra kafeje, etj. Po aq interesante janë dhe tablotë e tjera krijuar me guacka.

Mozaiku “Cadra” apo “Shiu” përmes një rrjedhjeje guackash të ngjitura, të krijon përshtypjen e shiut që bie. Janë copëza guackash të bardha apo të zeza e të hirta, ashtu siç shohim shiun përmes dritës që i bie.

Nga ekspozita në ekspozitë Strati ka krijuar universin e tij mozaikal duke eksploruar hapësira e teknika të reja në vepra të thjeshta por që krijojnë estetikisht të bukurën që na rrëmben. Atë mund ta quajmë “Njeriu-Mozaik”!

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi

Nga ChatGPT Si të vizatojmë një portret – hap pas hapi Portreti nuk është vetëm vizatimi i një fytyre. Është…

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë

Llojet e kanavacës – Zgjedhja e bazës për pikturë Kanavaca është më shumë se një sipërfaqe mbi të cilën vendosim…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.