“Paragjykimi”, narrativë vizuale që sfidon perceptimet

Ekspozita e Helidon Halitit, një reflektim i fuqishëm mbi natyrën e paragjykimit, një fenomen i heshtur, por i pranishëm në çdo shtresë të shoqërisë sonë


Nga Burim Myftiu

Ekspozita e artistit Helidon Doni Haliti e hapur në Galeria FAB vjen si një reflektim i fuqishëm mbi natyrën e paragjykimit, një fenomen i heshtur, por i pranishëm në çdo shtresë të shoqërisë sonë.

Nën temën “Paragjykimi (opinione që s’kanë të bëjnë me të vërtetën), artisti ndërton një narrativë vizuale që sfidon perceptimet e zakonshme dhe vë në dyshim mënyrën se si krijohen dhe përhapen bindjet në bazë perceptimi vetëm.

Përmes një gjuhe artistike që lëviz midis simbolikës dhe realitetit, Haliti eksploron tensionin mes asaj që shohim dhe asaj që besojmë.

Veprat e tij nuk ofrojnë përgjigje të drejtpërdrejta, por hapin horizont reflektimi, duke e vendosur shikuesin përballë vetes dhe mekanizmave të gjykimit të shpejtë.

Kjo ekspozitë e artit bashkëkohor nuk është vetëm një përvojë estetike, por një thirrje për vetëdije me konceptin: të ndalemi, të dyshojmë dhe të rishikojmë të vërtetat që kemi pranuar pa i vënë në provë.

Në një kohë ku opinioni shpesh mbizotëron mbi faktin, arti i Halitit bëhet një mjet i fuqishëm për të rikthyer dialogun me të vërtetën.

Lexo më shumë nga

“Paragjykimi”, narrativë vizuale që sfidon perceptimet

Ekspozita e Helidon Halitit, një reflektim i fuqishëm mbi natyrën e paragjykimit, një fenomen i heshtur, por i pranishëm në…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.