“Gjurmë penelatash”

Në Galerinë “Eduard Lear”, Berat, u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur, Arben Kristani.


Galeria e Arteve “Edward Lear”, në bashkëpunim me klubin letraro – artistik “Në Gjurmët e Dodonës”, çeli ekspozitën “Gjurmë penelatash” të piktorit durrsak Arben Kristani.

Në ekspozitë u prezantuan 46 vepra të artistit, pjesa kryesore peisazhe, portrete dhe peisazhe të kompozuara.

Në fjalët e përshëndetjes, ekspozita u cilësua si vazhdim i komunikimit artistik të piktorit të ftuar me publikun artdashës beratas.

Arben Kristani, një emër i njohur i arteve pamore, në fjalën e tij falënderoi stafin e galerisë për ftesën dhe organizimin dhe klubin “Në Gjurmët e Dodonës” për mbështetjen e takimit.

Ekspozita u përcoll me interes nga pjesëmarrësit dhe do qëndrojë e hapur për publikun deri në dt. 4 Prill 2026.

“Kristani spikat per individualitetin e tij artistik, per kontrastin e forte te ngjyrave, per talentin e stervitur ne mes kolegeve me pervoje dhe per forcen e karakterit sugjestiv dhe emocional.

Kur celen ekspozita arti, ne artdashesit nuk perjetojme vetem emocionet artistike te veprave qe ekspozohen, por shijojme edhe miqesine me artistet dhe personalitetet e artit dhe kultures qe shoqerojne keto evente”, shkruan në një postim të tijin, deputeti Fadil Nasufi.

“Gjurmë penelatash”

Në Galerinë "Eduard Lear”, Berat, u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur, Arben Kristani.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.