“Mother Nature”, në COD ekspozita që sjell dialogun mes artit e natyrës


Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u inaugurua mbrëmjen e së martës projekti artistik ndërkombëtar MAMA “Mother Nature”, nën kujdesin e Heydar Aliyev Foundation.

MAMA “Mother Nature” është një projekt artistik që sjell një dialog të fuqishëm mes artit dhe ekologjisë përmes veprave të artistëve nga vende të ndryshme të botës. Ekspozita fton në një reflektim mbi marrëdhënien e njeriut me mjedisin, kujdesin dhe përgjegjësinë e përbashkët për të ardhmen.

Përmes instalacioneve, pikturës dhe formave të tjera të artit bashkëkohor, artistë prej më shumë se 50 vendeve, sjellin këndvështrime të ndryshme mbi dialogun global. Projekti vjen si reflektim mbi natyrën si burim jete, kujtese dhe përgjegjësie në një kohë sfidash globale, dhe përqendron vëmendjen mbi marrëdhënien tonë me natyrën.

Tirana është ndalesa e radhës për MAMA “Mother Nature” pas ekspozimeve të saj në Baku, Romë, Manama, Londër, Tbilisi dhe Berlin. Kjo ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur në COD (18 shkurt-17 mars), është një bashkëpunim mes COD, IDEA, Heydar Aliyev Center dhe Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në vendin tonë.

Lexo më shumë nga

“Mother Nature”, në COD ekspozita që sjell dialogun mes artit e natyrës

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u inaugurua mbrëmjen e së martës projekti artistik.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.