
Jani Zoica – “Një jetë mes afreskeve”
Ekspozita e restauratorit të mirënjohur Jani Zoica është çelur në galerinë e bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka sjellë një ekspozitë në këtë prag Krishtlindje duke prezantuar për publikun një udhëtim artistik dhe shpirtëror në botën e afreskëve dhe ikonografisë shqiptare.


Afresket e ekspozuara ndodhen në kisha të ndryshme të qarkut të Korçës por jo vetëm, të cilat janë restauruar ndër vite nga restauratori i njohur Jani Zoica.

Ai ka sjellë edhe disa vizatime të cilat kryhen para restaurimit të një afresku për të nxjerrë më mirë në pah dëmet dhe ndërhyrjet e nevojshme.



Ekspozita është çelur në galerinë e bibliotekës “Thimi Mitko” duke ngjallur interes te publiku artdashës.
/RTSH












