Një ekspozitë ndryshe nga Dritan Nasi!

Në Ekspozitën e piktorit Dritan Nasi titulluar“Avatar City”, në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve.


Nga Fatmir Toçi

NJË EKSPOZITË NDRYSHE NGA DRITAN NASI

Në Ekspozitën e piktorit Dritan Nasi titulluar“Avatar City”, në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

Një ekspozitë ndryshe e piktorit Dritan Nasit, pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku janë trajtuar më mjeshtëri e ndjesi artistike fenomenet shoqërore bashkëkohore, si vaniteti, pasiviteti, varësia nga rrjetet sociale dhe “skllavëria” prej tyre.

Shqetësimi i autorit-intelektual për shoqërinë e sotme të zhveshur nga emocionet e vërteta është indicja e tij për realizimin e kësaj ekspozite, që, siç edhe shprehet ai “kërkon të pasqyrojë një botë, ku njerëzit nuk jetojnë për të përjetuar realisht jetën e tyre, por për të treguar se po jetojnë”.

Dritan Nasi është frekuentues i rregullt i Kolonive të Piktorëve që organizon ILP (Instituti i Librit dhe i Promocionit) në Shqipëri dhe vendet e tjera të Rajonit dhe Evropiane, por në kontaktet me natyrën dhe objektet e tjera në terren jemi mësuar të shohim prej tij punime me një stiistikë ndryshe, me frymëzim të drejtëpërdrejtë nga mjedisi dhe me emocionet që të jep natyra.

Ekspozita “Avatar City” është e ndërtuar mbi një ide të mirëmenduar dhe e shprehur me ngjyra të gjalla që i japin jetë kompozimeve ekspresive plot ide të autorit.

Urime autorit për risitë ideore e artistike që sjell në këtë ekspozitë, e cila mund të prezantohej me sukses në çdo galeri apo vend tjetër ekpozimi, si brenda edhe jashtë vendit.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.