Skulptori Qazim Arifi nderohet me çmime në Dubai dhe Firence

Artisti i mirënjohur përfaqësohet me sukses në ekspozitat ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime për punët e paraqitura.


Skulptori i mirënjohur, Qazim Arifi, vazhdon të përfaqësohet me sukses në ekspozitat ndërkombëtare të nivelit të lartë, duke marrë edhe vlerësime maksimale për punët cilësore të paraqitura prej tij.

Së fundi, ai ka marrë çmime vlerësimi nga “Fondazione Effeto Arte”, për ekspozitat e projektit “Art International Tour”, të hapura në Dubai dhe Firence.

Vlerësimet e kritikëve janë maksimale për veprat e Arifit, të konsideruara “qartësisht midis klasikes dhe modernes”.

Qazim Arifi konsiderohet si “poeti i skulpturës”, nga kritiku me famë ndërkombëtare Vittorio Sgarbi.

Veprat e tij janë publikuar rregullisht në dhjetëra katalogë dhe albume të rëndësishme kushtuar artit.

 

Lexo më shumë nga

Skulptori Qazim Arifi nderohet me çmime në Dubai dhe Firence

Artisti i mirënjohur përfaqësohet me sukses në ekspozitat ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime për punët e paraqitura.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.