“CODE 5”, kodi i artit i Kamuran Gorancit!

Ekspozita e piktorit kosovar Kamuran Gorancit në Maison de l’Albanie, në Paris. Kurator Zeni Ballazhi.


Nga Shemsi Krasniqi

Seria e fundit e ekspozitave të piktorit kosovar, Kamuran Goranci, të hapura në Shqipëri, Gjermani, Maqedoni e Veriut, janë emëruar: Code 1, 2, 3, 4, kurse kjo e fundit që u hap dje në Maison de l’Albanie në Paris, quhet Code 5.

Ekspozita është hapur me përkujdesin e kuratorit e dizajnerit të shquar, Zeni Ballazhi, si dhe artistëve shqiptarë, Luan Rama dhe Zamir Mati, të cilët Maison de l’Albanie tashmë e kanë bërë qendër kulturore shumë-funksionale, të ngrohtë, të dashur dhe miqësore për të gjithë.

Pikturat e Kamuranit shquhen me një stil të veçantë që shpërfaq identitetin dhe individualitetin krijues të autorit, krahas pluralitetit dhe diversitetit të madh që përmbajnë tabllot e tij, si në ngjyra dhe kompozicion, ashtu edhe në konturat ekspresive dhe elemente miniaturale që dalin prej shtresave të thella pikturale. Thuajse secili punim i përmban nëntë deri në dymbëdhjet shtresa – thot autori.

Këta numra simbolik sikur të shtyjnë të mendosh për kode të fshehëta të artit të tij. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë sekret të veçantë, përveç atij që përmban arti në përgjithësi. Vepra artistike shtrihet si në thellësi, si në gjerësi, shumë përtej kornizave të saj dhe i mbetet receptuesit të gjejë mënyrën e vet se si përfshihet në përjetimin e saj, si ta zbërthejë e interpretojë atë.

Në anën tjetër, thuajse në secilin punim, vërehen disa gjurmë diskrete vijash, që e ndajnë tabllon në sektorë te barabartë, të ngjashëm me parmakët e dritareve të moçme, Shndërrimi i tabllos në një “dritare” prej së cilës shiqon, pra shiqon realitetin plural e divers të kësaj bote, shiqon detajet, konturat, nyancat, vibrimet, shpërthimet dhe shndërrimet e pafunda që ndodhin çdo ditë dhe që ekzistojnë përherë në realitetin tonë njerëzor dhe atë natyror – është mjeshtëri artistike e Kamuran Gorancit.

Ngjyrat mbrenda një tablloje janë në harmoni mesvete, ngjashëm me harmoninë që e hasim në natyrë. E dominimi i njërës në njërën pikturë dhe e tjetrës në tjetrën, sikur duan të shprehin dominimin real të një ngjyre në një mjedis fizik ose ekologjik, ose edhe në një moment kohor ose stinor. Megjithatë, këtu nuk imitohet natyra, por krijohet arti; arti i ngjyrave i cili të rrëmben me efektin e tij vizuel e estetik dhe të futë në botën e kontemplacionit dhe refleksionit filozofik.

Pata kënaqësinë që të merrja pjesë në këtë event mbresëlënës së bashku me ambasadorin Mehdi Halimi dhe konzullin Xhevdet Grainca. Kamuran Gorancit dhe kolegut tim nga Fakulteti i Arteve, Zeni Ballazhi, iu dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre të pandalshëm artistik, e ndaj Maison de l’Albanie jam përherë falënderues.

Paris, 26 tetor 2024

MË SHUMË LAJME

Më në fund Shqipëria ka një Mbretëreshë!

Nga Helidon Haliti MË NË FUND, SHQIPËRIA KA NJË MBRETËRESHË! Dhe jo një mbretëreshë të ardhur nga përrallat, por një…

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Nga Fation Plaku "HOMELAND III – The Mountains of Albania" Ndihem i nderuar dhe njëkohësisht i emocionuar të ndaj me…

60-vjetori i themelimit të Institutit të Arteve në Tiranë

Më 15 shtator të vitit 1966 u përurua në Tiranë, Instituti i Arteve. Ky institucion lindi nga bashkimi i tri…

Një shkollë shumë e madhe!

Nga Helidon Haliti NJË SHKOLLË SHUMË E MADHE! Një dinamizëm që i ka munguar prej vitesh skulpturës sonë! Një skulpturë…

Më në fund Shqipëria ka një Mbretëreshë!

Monumenti i Teutës është realizuar nga skulptori Julian Muçollari, me iniciativën e gazetarit Marin Mema

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.