“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti


Nga 23 deri më 29 Shtator, Galeria e Artit të Tiranës do të presë ekspozitën “MIQTË / Art & Histori”.

Kjo ekspozitë, ideuar për të festuar 75-vjetorin e miqësisë mes dy vendeve Kinës dhe Shqipërisë, na fton në një udhëtim të bukur në dialog me miqësinë, artin dhe traditën.

Miqësitë na ndihmojnë të çmojmë dhe të respektojmë kulturat e njëri-tjetrit, duke nxitur bashkëpunime përtej kufijve dhe duke u mbështetur fuqimisht tek arti, që na frymëzon të gjithëve.

Këto vepra të realizuara në mediumin e akuarelit , nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing,Hong Shan etj. , na sjellin afër natyrën dhe peizazhin kulturor, folklorin aq intrigues të vëndit të tyre, me teknikat tradicionale të akaurelit, por njëkosisht dhe shijen e peizazheve e kostumet shqiptare, vepra të cilat artistët kinezë krijuan gjatë aktiviteteve artistike në Shqipëri, ku ato kanë qenë të ftuar.

Me po kaq emocion na afrohet dhe natyra e peizazhit kinez përmes syve dhe duarve të mjeshtrit shqiptar, Helidon Haliti, që i realizoi gjatë udhëtimeve të tij në Kinë.

Arti si një mjet i mrekulleshëm lidhës mes njerzve dhe vëndeve na tregon se ne këtë rrugëtim kemi qënë në gjëndje të ruajme në kujtesën tonë të përbashkët , momente të cmuar nga takimet e mëparshme.

Ekspozita është organizuar nga Ambasada Kineze në Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Galerisë së Arteve të Tiranës, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore VIzart.

“MIQTË/ ART & HISTORI”
(artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët)
më 23 Shtator, ora 11:00
Galeria e Artit Tiranë (Rruga e Kavajës, Godina e Prefekturës, Kati i 4-t)

Lexo më shumë nga

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.