“Qëndresa” monumentale e Idriz Balanit!

Ekspozita kurohet nga Dr. Abaz Hodo. E hapur deri, më 23 shtator 2024 në Liceun Artistik “Jordan Misja”.


Nga Dash Frashëri

“Qëndresë”.

Skulptori i mirënjohur durrsak, Idriz Balani, prezanton 38 punime dhe bocete te mrekullueshme në ekspozitën e tij personale, të hapur dje në Galerine e Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Ekspozita e Balanit, “Mjeshtër i Madh” kurohet nga një emër i rëndësishëm i arteve pamore, Dr. Abaz Hodo. Ajo do të qëndrojë e hapur, deri më 23 shtator 2024.

Idriz Balani,  i cili është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në vitin 1980, në degën e skulpturës monumentale e të kavaletit, nën drejtimin e Andrea Manos (“Skulptor i Merituar”) dhe Hektor Dule (“Skulptor i Popullit”) është  një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira.  Me punime në mermer, bronz, gur.  Një autoritet i respektuar dhe kontributor i madh në artet pamore shqiptare.

Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira.  Me punime në mermer, bronz, gur.

Qysh atëherë, në këto 44 vjet krijmtari ai krijoi me qindra vepra, njëra më e bukur se tjetra.

Gjithmonë pranë mjeshtrave të mëdhenj të skulpturës monumentale, si legjenda Mumtas Dhrami, duke mësuar sekretet e kryeveprave.

 

***

Ceremoninë e hapi kuratori i ekspozitës, studiuesi dhe kritiku i artit Dr. Abaz Hado, “Mjeshtër i Madh”

“Idriz Balani ka realizuar shumë shtatore dhe buste. Kjo përqajse e skulpturës së tij me figura luftëtarësh dhe patriotësh është kthyer në ndjesi dhe frymëzim. Nënvizohen personalitet e skalitura të figurave apo ngjarjeve historike të njohura të Kosovës dhe Çamërisë. Veprat e zgjedhura për këtë ekspozitë janë trajtesa me frymëzime emocionale të forta”, tha ndër të tjera Dr. Abaz Hado.

 

Piktori dhe regjisori i njohur, Bujar Kapexhiu, vlerësoi punimet e skulptorit Idriz Balani.

Edhe skulptori përmetar, Sotir Kosta, i cili i ka dhënë mësimi Idrizit, foli me konsiderata për Balanin

“Para 56 vitesh konkurroja për t’u futur në Liceun Artistik, dhe tashmë pas 56 vitesh rikthehem për herë të parë në këtë lice, tani për të hapur këtë ekspozitë”, tha Balani gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes.

Balani falenderoi në mënyrë të posaçme artistin Sabri Tuçi, i cili ka pasur një ndikim të madh në krijimtarinë e tij artistike.

Skulptori i njohur, Qazim Arifi e vlerësoi ekspozitën e Balanit, si një arritje të madhe.

EKSPOZITA

Nis me bustet e nënës dhe babait të skulptorit, si një simbolikë mirënjohje për ta.

“Vallja e Osman Takes” është një kryevepër.

Dy punime të bukura për William Walker, ambasadori i OSBE-së, i cili denoncoi në 1998, “Masakrën e Reçakut”, të kryer nga serbët.

Një ekspozitë e shkëlqyer! Si ky portret kushtuar piktorit shqiptar nga Maqedonia, Omer Kaleshi!

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.