“Kërcimi i hutave”, fotografi Jetmir Troshani merr Çmimin e Parë Ndërkombëtar të “FIOF 2024”

Shkodrani e fitoi në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Jetes së Egër nga Fondi Internacional për Fotografinë (FIOF)


Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024.

Fotografia e tij që shfaq “Elegant Dance of Common Buzzards” është vlerësuar maksimalisht në eventin “Orvieto Fotografia 2024” mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024.

POSTIMI I JETMIR TROSHANIT

Me emocion njoftoj se fotografia jeme, ku shfaqet kërcimi elegant i Hutave, asht vlerësu me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Jetes së Egër nga Fondi Internacional për Fotografinë (FIOF) për vitin 2024. Kjo arritje shënjon një moment historik të randësishëm në rrugëtimin tim me fotografinë e jetës së egër, duke e pasunu ma tej angazhimin tim për me fotografu dhe nda bukurinë e botës natyrore.

Këtë vit, ndërsa FIOF feston 20 vjetorin e tij, ngjarja “Orvieto Fotografia 2024” në Itali nga 15-17 Mars ka me shfaqë seminare, biseda dhe ekspozita që eksplorojnë zhvillimin dhe të ardhmen e fotografisë. Disa nga temat e trajtume nga fotografë dhe ekspertë të njohun ishin mbi etikën e AI, reportazhin dhe fotografinë e portreteve.

Duke kenë se jam rritë dhe frymëzu në qytetin e gjallë kulturor të Shkodrës, ku dhe fotografia asht shfaq për herë të parë në Shqipëri, dhe pasi kam kalu jetën time të rritun në metropolin dinamik të qytetit të Nju Jorkut që kur isha 20 vjeç, jam sinqerisht i gëzuem me festu kulmin e pasionit tim, duke fitu çmimin e parë nga një institucion shumë i vlerësuem si FIOF.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë festë arritjeje! Vizitoni faqen e internetit të FIOF për me pa fotografinë fituese dhe nda vlerësimin e mrekullive të natyrës.

Përveç festimit të kësaj arritjeje personale, du me falenderu mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Focus Award, partner në këtë nismë të rëndësishme. Mbështetja e tyne ka kenë e çmueme dhe u jam thellësisht mirënjohës për përfshirjen e tyne.

Me emocion njoftoj se fotografia jeme, ku shfaqet kërcimi elegant i Hutave, asht vlerësu me Çmimin e Parë dhe ka marrë…

Posted by Jetmir Troshani on Saturday, March 16, 2024

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.