Omer Kaleshi dhe macja e zezë

Ishte udhëtimi i tij i fundit. Dy javë më vonë ndodhi tragjedia…


Nga Luan Rama

Ishte udhëtimi i tij i fundit. Ishim nisur për në Honfleur të takonim dy miqtë tanë pitorë: Artur Muharremi dhe Valdet Hamidi. Ishte një kohë e bukur dhe gjithçka ishte dehëse në sytë dhe shpirtin e tij. Të nesërmen në mbrëmje ishim në tryezën bujare të Valdetit, në atelierin e tij, kur papritur macja e zezë e shtëpisë kërceu pranë Omerit dhe qëndroi në tryezë krah tij. Omeri qeshi dhe ky imazh më pëlqeu dhe e fotografova menjëherë. Një ditë më vonë u kthyem.

Dy javë më vonë ndodhi tragjedia: Omerin e gjeta shtrirë mbi parketin e atelierit të tij në Paris. Një hemoragji cerebrale. Nuk fliste dot. Askush nuk e dinte se ç’kishte ndodhur dhe ku ndodhej Omeri. Një fqinj i tij që kishte dëgjuar një zhurmë të çuditëshme i kishte thirrur, por Omeri nuk i ishte përgjigjur.

Menjëherë më telefonoi dhe unë shkova menjëherë. Kisha një parandjenjë jo të mire. Kur më pa diçka më pëshpëriti nëpër dhëmbë. E kuptova, donte ujë. Kishin kaluar dy ditë që nga mëngjesi që goditja cerebrale e kishte rrëzuar përdhe… Pastaj menjëherë në spital, të nesërmen në një klinikë. Nuk fliste, nuk lëvizte.

I shkoja çdo ditë. E ushqeja si fëmijë pasi s’donte të hante. Veç kësaj e zuri dhe kovidi. Shkoi gjer në prag të vdekjes, por dëshira për të pikturuar nuk e la të shkonte drejt errësirës së përjetshme. Prej kohësh më kishte kërkuar të shkruaja librin « Omer Kaleshi nga A në Z », një libër ku do të përmblidhej jeta e tij, origjina, familja, udhëtimet nëpër botë, mendimet e tij, miqtë që e shoqëruan në këtë jetë, vendet e tij mitike, shkrimet dhe librat e autorëve të shumtë mbi të, fotografitë… Dhe unë doja ta mbaja premtimin pasi ma kërkonte gjithnjë.

Një ditë vjeshte ia çova bashkë me miken e tij, poeten Laure Cambau. Një libër i botuar me aq shumë dashuri nga botuesja dhe poetja e njohur Rita Petro. Piturat e tij ishin tashmë në shtëpinë e saj. Sapo e pa librin nuk po besonte. Më së fundi !… E mori dhe e pështolli me duart që i dridheshin. E mbajti mbi gjoks. Ishte i lumturuar. Sigurisht e fotografova ashtu në shtrat, por ajo foto është për mua, një kujtim i fundit.

Një javë më vonë e ndihmova për tu kthyer në apartamentin e tij në Stamboll, pranë familjarëve të tij. Të nesërmen më kërkoi me telefon dhe e pashë përmes telefonit mes atyre njerëzve që ishin pranë tij… Sa shumë lumturi kishte në sytë e tij.

Ishte udhëtimi i tij i fundit.

Një javë më vonë shkoi përjetësisht pranë varreve të prindërve të tij duke lënë pas atelierin e tij të heshtur dhe atë autoportret, atë tablo të fundit mbi kkavalet që më thoshte se donte një seancë të fundit. Ndërsa mua më mbeti fotografia e tij me macen e zezë ku ai qesh.

C’koinçidencë! Ka shumë që besojnë në supersticionin e maces së zezë, por unë jo… e po kështu besoj dhe Omeri!

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.