Minella Tanellari, ndër peizazhistët më të mirë shqiptarë!

Në peizazhet i tij binte në sy teknika “alla prima” e penelatave të ngjyrave dhe stili impresionist.


Nga Aleks Todhe

Minella Tanellari është një ndër piktorët më të njohur që ka nxjerrë traditat e artit përmetar.

Ai u nda nga jeta disa javë më parë (4 dhjetor 2023), në moshën 80-vjeçare, duke lënë një trashëgimi të pasur artistike, por dhe një emër të mirë në rang kombëtar.


Ai lindi në vitin 1943, në fshatin Lipë, nga ku kanë dalë edhe disa intelektualë të shquar përmetarë.

Pas përfundimit të shkollës 7-vjeçare në qytetin e Përmetit, fitoi konkursin në Liceun Artistik Tiranë për pikturë të cilën e përfundon në fund të viteve 50. Pas përfundimit të liceut filloi punë si piktor pranë Shtëpisë së Kulturës Përmet.

Pas dy viteve punë kreu shërbimin e ushtarak në Gjirokastër, ku gjatë kësaj periudhe bie në kontakt me “Piktorin e popullit” Guri Madhi, i cili punoi për disa vjet aty, siç qarkulloheshin kuadrot asaj kohe për të njohur më mirë realitetin e kohës.

Gjatë kohës së njohje me Gurin ai mësoi dhe thelloi teknikën e pikturimit. Por në veçanti prej tij mësoi teknikën e vizatimit me ngjyra vaji në të thatë në beze të portreteve, kjo teknikë përdorej për realizimin e portrereve të udhëheqjes komuniste, të cilat përdoreshin në raste festa si dekor, teknikë të cilën e përvetësoi shumë mirë.

Pas kthimit nga ushtria, u rikthye pranë Shtëpisë së Kulturës Përmet, por tashmë në një drejtim tjetër arti, si valltar.

Që në moshën shkollore qe spikatur për vallzim dhe nën drejtimin e legjendës së koreografisë përmetare Usta Llazo Vangjelit, ishte pjesë e grupit të valleve të shtëpisë së kulturës gjatë kësaj kohe kryen dhe një kurs gjashtëmujor për koreograf.

Me hapjen e ndërmarjes së dekorit në fillim të viteve 70 emërohet si përgjegjës i saj, dhe falë përvojës dhe teknikat që ai kishte fituar nga mjeshtëria e Guri Madhit, e udhëhoqi shumë mirë.

Duhet theksuar se deri në fillim të viteve 70 në qyetin e Përmetit në fushën e pikturës kryenin veprimtarinë krijuese dy-tre piktorë amatorë dhe Minellës nuk ju krijua mundësia të shpaloste aftësitë e tij në këtë fushë, për të cilën kish studiuar.

Pas viteve 70 u kthyen në Përmet pas studimeve të larta piktorët Ivan Nikolla, Aleks Todhe, Josif Bushi, të cilët i afruan i këshilluan dhe së bashku me ata filluan të çelin ekspozita lokale të pikturës. Që në ekspozitën e parë u dalluan peizazhet e Minellës.

Në peizazhet i tij binte në sy teknika “alla prima” e penelatave të ngjyrave si ato të mësuara nga Guri Madhi, teknikë kjo që u thellua dhe perfeksionua mëtej, duke u kfhyuer me të vërtetë në mjeshtër të peizazhit.

Ai deri në fillim të viteve 90 iu kushtua tërësisht peizazhit, veçanërisht atij përmetar, por dhe më gjerë, ai mori pjesë rregullisht në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe është vlerësuar edhe me çmime kombëtare në këto ekspozita.

Gjatë këtyre viteve ai radhitet ndër peisazhistët më të mirë në vend.

Pas viteve 90 migron në Greqi dhe atje e zhvilloi veprimtarinë krijuese dhe në teknika të tjera si në atë murale ku edhe hapi dy ekspozita personale dhe një tjetër pasi u kthye nga emigrimi në Tiranë.

Nga kritika ai është vlerësuar për koloritin e pasur, dritën, plenerin dhe impresionin e peisazheve.

Prej disa vitesh ai vuante nga një sëmundje rëndë, por për asnjë çast nuk i shkëputi nga dora penelat.

y

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.